Home / Kronika / Sociale / Ministrja Nikolla ndan certifikata lavdërimi për ekselentët e maturës në Durrës

Ministrja Nikolla ndan certifikata lavdërimi për ekselentët e maturës në Durrës

Mlindita-nikolla1inistrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, përshëndeti mbrëmjen e te merkures maturantët e Durrësit , duke theksuar se “matura shtetërore 2014 ishte modeli se si do të mundësohet reformimi dhe ndryshimet e thella të shoqërisë shqiptare, si një nevojë e domosdoshmëri në rrugëtimin tonë drejt familjes evropiane”.

Gjatë kësaj mbrëmje, ju dorëzua “Pishtari i dijes” klasave të 11-ta, maturantëve të ardhshëm. Ministrja Nikolla përgëzoi maturantët për përkushtimin ndaj dijes dhe ndau çertifikata lavdërimi për maturantët ekselente, të cilët i vlerësoi si krenaria e qytetit dhe e gjithë Shqipërisë dhe që sipas saj, jane modele për t’u ndjekur nga brezat e ardhshëm. Sipas saj, dija është suksesi i përbashkët, ndaj MAS do të jetë bashkë në rrugëtimin e maturantëve, për të mos lënë askënd vetëm, duke qënë pranë tyre për të mundësuar një realitet krejt të ri, si ai që u mundësua në Maturën Shtetërore te 2014-tës.

“Ndihem e lumtur krah maturantëve që kanë shkëlqyer në olimpiada dhe që kanë fituar të drejtën e studimit në disa prej universiteteve më prestigjoze në botë. Është detyrim dhe përkushtim i të gjithëve, prindër e mësues, që të jemi bashkë, për të mundësuar shumë e më shumë talente që janë pjesë e krenarisë së gjithë Shqipërisë”, u shpreh Nikolla.

Leave a Reply

%d bloggers like this: