Home / Bota / Numri i refugjatëve sirianë arrin në 1,5 milionë

Numri i refugjatëve sirianë arrin në 1,5 milionë

zzz75 Numri i refugjatëve sirianë, të cilët janë strehuar në Turqi pritet të rritet dita-ditës duke arritur deri në 1,5 milionë deri në fund të këtij viti, sipas përllogaritjeve nga agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu. Të paktën 1,05 milionë refugjatë sirianë janë aktualisht të vendosur në 22 kampe refugjatësh dhe në qytete të ndryshme në Turqinë fqinje. Sipas një raporti të lëshuar dje nga organizata ”Studime Strategjike Ndërkombëtare” dhe instituti ”Brookings” ”numri i refugjatëve sirianë në Turqi do të rritet në 1,5 milionë deri në fund të vitit 2014” duke shtuar se ”Turqia zë aktualisht vendin e gjashtë në botë për nga numri i pritjeve të refugjatëve”. Ky raporti i kërkon qeverisë turke që të zhvillojë politika afatgjata për të lehtësuar integrimin e refugjatëve sirianë në shoqërinë turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published.