Home / Ekonomia / Misioni sipërmarrës “Italia & Albania”, 124 ndërmarrje italiane nesër në Tiranë

Misioni sipërmarrës “Italia & Albania”, 124 ndërmarrje italiane nesër në Tiranë

ItaliaGjatë dy ditëve të ardhshme rreth 124 ndërmarrje italiane, të ardhura nga 15 rajone italiane, do të marrin pjesë në misionin sipërmarrës “ITALIA ED ALBANIA– BUILDING TOGETHER”, e organizuar nga Agjencia ICE në bashkëpunim me ANCE – Shoqata Kombëtare e Ndërtuesve, me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Tiranë. Paneli institucional, me perfaqësues të Qeverisë shqiptare, do t’i ofrojë pjesëmarrësve një kuadër të programeve dhe të mundësive në sektorin e ndërtimeve dhe të infrastrukturave në Shqipëri.

Nisma ka një rëndesi të veçantë pasi sektori i infrastrukturës publike konsiderohet strategjik nga Qeveria shqiptare e cila ka vendosur ndër objektivat e saj krijimin e një infrastrukture rrugore të integruar në planin kombetar, rajonal dhe europian; përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe integrimin e saj në rrjetin rajonal dhe europian; përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në portet detare nepërmjet rritjes së investimeve infrastrukturore. Sektorë që krijojnë mundësi për te forcuar bashkëpunimin ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Më pas do të organizohen takime b2b ndërmjet ndërmarrjeve italiane dhe shqiptare, që do të pasohen nga mbledhje operative ndërmjet ANCE (Shoqata Kombëtare e Ndërtuesve) dhe SHNSH (Shoqata e Ndërtuesve Shqiptare), OICE (Organizata e Inxhinierisë dhe Konsulencës Ekonomike) dhe SHOSHIK (Shoqata Shqiptare e Inxhiniereve Konsulentë) për thellime teknike në sektorin e infrastrukturave rrugore, aeroportuale e portuale, në ndërtim, real estate, restaurime, sektorët e hotelerisë, spitale, energji dhe ambient.

Seksioni istitucional do të hapet nga Ambasadori i Italisë, SH.T. Massimo Gaiani. Do të pasojnë fjalimet e Drejtoreshës së Agjencisë ICE Tiranë, Znj. Gabriella Lombardi, dhe i Kryetarit të Delegacionit të ANCE, Z. Gerardo Biancofiore.
Pritet të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë dhe Institucione publike: Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, SH.T. Arben Ahmetaj, Ministri i Energjisë dhe i Industrisë, SH.T. Damian Gjiknuri, Zëvendësministri i Transportit dhe i Infrastrukturës, SH.T. Ylli Manjani, Kryetari i Grupit Parlamentar për Mbështetjen e Investimeve Italiane, Z. Artan Gaci.

Seksioni teknik do të organizohet nën kujdesin e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare (AIDA), Znj. Manjola Gjoni, dhe të Kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptare, Ing. Luigj Aleksi.

Vëmendja mbi sistemin bankar do të trajtohet nga Drejtori Ekzekutiv i Bankës Intesa SanPaolo Shqiperi, Z. Silvio Pedrazzi dhe nga Drejtori i Përgjithshem i Veneto Banka, Z. Daniele Scavaortz. Gjithashtu, do t’i kushtohen hapësira të mëtejshme sistemit tatimor vendas si dhe sektorit energjitik që do të prezantohet nga Ing. Giordano Gorini, Zëvendëskryetar i Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri si dhe Kryetar i AREA – Shoqata e Energjive të Rinovueshme. Seksioni do të mbyllet me prezantimin e aktiviteteve dhe të instrumentave të Bashkëpunimit Italian, nën kujdesin e Drejtorit të Zyrës së Bashkëpunimit Italian, Z. Andrea Senatori dhe me kuadrin e asistencës financiare të Bashkimit Europian, në kujdesin e Përfaqësuesit të Drejtësise, Sigurisë dhe Punëve të Brendshme të Delegacionit Europian në Shqipëri, Z.Marcello Repici.

Organizimi i “tryezave teknike” dhe “corner operativi” ka si qëllim të promovojë bashkëpunimin ndërmjet sipërmarrjeve të dy vendeve, edhe nën këndvështrimin e një partership-i publik-privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.