Ekonomia

Associated Press: Ishulli i Sazanit, turizmi me “sytë” nga ish – toka ushtarake

Sazani 1Këtë verë Shqipëria planifikon të debutojë atë që shpreson të bëhet një vend i ri për turistët: Ishulli i Sazanit, një ish-bazë ushtarake që ende ka bunkerë dhe tunele, projektuar në atë kohë për t’i bërë ballë sulmit bërthamor, shkruan prestigjiozja Associated Press. “Ai që dikur ishte një vend i izoluar, një mister për pothuajse të gjitha shqiptarët, tani mund të kthehet në një vend tërheqës, posaçërisht për turistët e huaj”, thotë Auron Tare i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të Shqipërisë.

Ishulli i Sazanit është ende teknikisht një bazë ushtarake, por vetëm dy marinarë mbeten, duke ofruar strehim netëve për flotat që patrullojnë në ujrat shqiptare. “Kjo është një ishull misterioz, një pjesë e misterit të vjetër komunist të Shqipërisë”, thotë Celine Damery, konservator pranë Littoral, Francë, e cila ruan zonat bregdetare.

Shumë pjesë të ishullit dhe tunele tregojnë se sa shpenzime kreu qeveria e dikurshme komuniste, nga frika e një pushtimi perëndimor. Por tani ata janë duke shpresuar se perëndimorët do të vijnë, si për të parë Sazanin, si dhe atraksione të tjera të vendit – plazhet e paprekura, malet e gjatë dhe historia, që duket se të kthen në Greqinë e lashtë.
Turizmi është tani vetëm 4.8 për qind e PBB-së të Shqipërisë dhe shumica e turistëve aktuale janë ose emigrantë shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Italia, apo shqiptarët etnikë nga vendet fqinje të Kosovës, Maqedonisë apo Malit të Zi.

SazaniPërveç historisë së saj ushtarake, Sazani është edhe “shtëpia” e zogjve dhe zvarranikëve të rrallë, me temperatura 10 deri në 25 C gjatë gjithë vitit. Gjysma e bregut të ishullit është i arritshëm vetëm nga uji, për shkak të shkëmbinjve të lartë në tokë, por zyrtarët mendojnë se do të jetë një vend tërheqës për aktivitete si ecja në natyrë, vështrimi i zogjve.
Damery thotë se “biodiversitetit, peizazhi dhe trashëgimia” e ishullit Sazan janë të pazakonta për Mesdheun.

Duke ecur përpjetë në një rrugë milje të gjatë përmes pishave dhe këngës së zogjve, shohim shumë prej 3600 bunkerëve. Nuk është e lehtë të hysh në to: Ata janë ruajtur ende – nga zvarranikë dhe gjarpër. Ndërtesat e rrënuara brenda në ishull ende përmbajnë shtretër të vjetër, enë kuzhine, grupe shkollore dhe karrige. Më shumë se 3.000 trupa kanë jetuar këtu në një kohë, me ushqim të mjaftueshëm, municion dhe karburantin për t’i mbështetur ato për gjashtë muaj.

Sazani “ishte bartës i Shqipërisë në det, porti i mbrojtjes për qytetin e afërt të Vlorës dhe gadishullin e Karaburunit, çelësi për kontrollin e Otrantos “, thotë Ibrahim Gaxholi, komandant për bazën 1975-1992 . Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, kulmet janë shembur në ndërtimet. Por pjesa më e madhe e shkatërrimit ka ndodhur në 25 vitet e fundit, që kur Shqipëria u bë demokratike. Municionet e zbrazëta dhe depot u plaçkitën në vitin 1997, kur trazirat pasuan kolapsin e skemave piramidale. Kohët e fundit një kinema dhe ish ndërtesë komandë u shkatërrua si objektiva për ushtrime të përbashkëta ushtarake me trupat britanike.

Sazani 2Ushtria italiane u vendos këtu në vitin 1930; Dysheme me pllaka italiane ende mund të shihet në disa vende. Një tjetër pikë interesante është një vilë e vogël më vete, me pajisje të vjetra që ka shërbyer për të monitoruar lëvizjet e SHBA-së dhe anijeve italiane, sidomos gjatë viteve 1950 dhe 1960, kur Shqipëria ishte e afërt me Bashkimin e atëhershëm Sovjetik. Dhe e fshehur në mesin e pishave në një kodër është vila e një ministri komunist së mbrojtjes, Beqir Balluku, i cili u ekzekutua nga diktatori komunist Enver Hoxha, si një tradhtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button