Home / Politika / Presidenti Erdogan nis vizitën në Tiranë, mikpritet nga Presidenti Nishani

Presidenti Erdogan nis vizitën në Tiranë, mikpritet nga Presidenti Nishani

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan nisi të mërkurën vizitën zyrtare në Tiranë. Presidenti Bujar Nishani i uroi mirëseardhjen Presidentit turk, me ceremoninë e mirëseardhjes në Presidencë. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare, Nishani dhe Erdogan po zhvillojnë një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet nga bisedimet zyrtare mes delegacioneve të dy vendeve dhe nënshkrimi i një marrëveshje.

Presidenti Erdogan nis vizitën në Tiranë, mikpritet nga Presidenti NishaniRreth orës 12:00 është parashikuar konferenca e përbashkët për shtyp e kryetarëve të të dy shteteve. Ndërsa në ora 15:00 Presidenti Erdogan do të jetë i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve në Xhaminë e Namazgjasë, në prani të Presidentit Nishani.

Nishani -Erdogan  pritja ne presidence .Foto A (1)Kreu i shtetit turk, qe ne viziten e tij shoqerohet nga nje grup i madh investitoresh, do të marrë pjesë në punimet e Forumit të Biznesit Shqipëri-Turqi, në prani të Presidentit Nishani.

Gjatë vizitës në Tiranë, Presidenti Erdogan do të pritet në takime të veçanta nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.