Moda

Gati për “Sex And The City 3”

Sarah Jessica Parker ka lënë të kuptohet se seria e tretë e filmit ‘Sex and the City’ është në xhirime e sipër.

Aktorja ka postuar një fotografi të saj, jashtë dyqanit ‘Bloomingdale’ në Nju Jork dhe bashkangjitur ka shkruar: “Mendoj se sekreti është zbuluar. Si zakonisht, do t’ju informojmë për çdo detaj sapo të kemi mundësi. Momentalisht, jam e ndaluar të zbuloj detaje të mëtejshme”.

Seriali ‘Sex and the City’ është transmetuar nga HBO-ja për 6 sezone rresht deri në vitin 2008. Ndërkohë, filmi i parë është shfaqur në vitin 2008, ndërsa i dyti në vitin 2010.

Spekulimet për një seri të tretë nisën të qarkullonin, pasi Parker dhe aktorja Kristin Davis shprehën dëshirën për të bërë një tjetër film përmes disa postimeve të bëra në rrjetin social Twitter, tetorin e kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button