Home / Bota / Hapet linja e trenit të shpejtësisë së lartë Ankara-Stamboll

Hapet linja e trenit të shpejtësisë së lartë Ankara-Stamboll

turqi-620x310Treni i shpejtësisë së lartë i linjës Ankara-Stamboll do të hapet në datën 11 korrik, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu duke cituar ministrin e Transporteve, Lutfi Elvan. ”Hapja e linjës që u shty në muajin maj pas sinjalizimit se ishin prerë dhe grabitur kabllot, do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis dy qyteve në tre orë e gjysmë, linjë që aktualisht zgjat gjashtë orë. Treni do të arrijë shpejtësinë e 250 kilometrave në orë”, deklaroi Elvan, i cituar nga Anadolu. Aktualisht në Turqi funksionojnë dy linja të trenave të shpejtësisë së lartë që lidhin Ankaranë, Konian dhe Eskishehirin, të gjitha provinca të lindjes së vendit. ”Një provë e bërë me këtë tren përfundoi me sukses”, deklaroi Elvan. Linja në fjalë do të ketë 10 ndalesa, Ankara, Polatli, Eskishehir, Bozujuk, Bilecik, Pomukovë, Sapancam, Izmit, Gebze dhe Pendik. Janarin e kaluar, Hekurudha Shtetërore Turke njoftoi se do të investonte të paktën gjysmën e buxhetit të saj (618 milionë euro) për trenat me shpejtësi të lartë, si pjesë e projekteve të planifikuara për festimin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës Turke.

Leave a Reply

%d bloggers like this: