Home / Kronika / Sociale / Veliaj: 10% rritje të të ardhurave, synojmë barazinë në pagat meshkuj-femra

Veliaj: 10% rritje të të ardhurave, synojmë barazinë në pagat meshkuj-femra

Ministri-i-Mirëqenies-Sociale-dhe-Rinisë-Erion-Veliaj-në-forumin-vjetor-të-BB-në-BrazilMinistri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në Konferencën Kombëtare të Punës u shpreh se ky takim organizohet kur pasojat e krizës janë ende të dukshme.

“Duke qënë se pagat përcaktojnë sesa fleksibël është një treg pune, për rrjedhojë aftësinë e një ekonomie për t’iu përshtatur goditjeve dhe krizave, politika e pagave ka filluar të rrisë sigurinë, mirëqënien e qytetarëve, nëpërmjet vendosjes së taksës progresive, e cila ka çuar në rritjen mbi 10 % të të ardhurave”, u shpreh ministri MMSR.

Pagat sipas tij, janë jo vetëm një burim i ndjeshëm i të ardhurave të popullsisë, por edhe një element i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit  tonë.

Politika e pagave ka marë një rëndësi të madhe në kuadër të krizës ekonomike në Europë. Më tej ministri theksoi se “në të gjitha kontratat e punës do miratohet paga minimale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.