Maqedonia

Parlamenti i Maqedonisë mblidhet për votimin e dy ministrave të rinj

Parlamenti i Maqedonisë ka nisur debatin ku në rend dite është votimi i dy ministrave të rinj të kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Në fjalën e tij, kryeministri Gruevski theksoi se një ndër shkaqet e dorëheqjeve është afera e përgjimeve e publikuar nga opozita maqedonase, bën të ditur agjencia e lajmeve maqedonase, “INA”.

Në këtë seancë po marrin pjesë deputetë të BDI-së dhe PDSH-së, ndërsa nuk shihen as liderët e dy partive Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) akoma është në mëdyshje se a do të braktisë koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE. Deputetë të saj kanë heshtur lidhje me këtë pyetje.

Siç mësohet kjo parti në ora 15.00 do të vendosë se a do të dalë përfundimisht nga koalicioni qeverisës me VMRO-DPMNE. Ndërkohë po vazhdon debati i deputetit lidhur me këtë pikë të rendit të ditës për propozimin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të qeverisë, ku për ministër të brendshëm është propozuar Mitko Cavkov, ndërsa për ministër të Transportit Vlado Misjallovski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button