Rajoni

Cipras propozon referendum për privatizimin e Korporatës Elektrike Greke

zzz73Një iniciativë për zhvillimin e një referendumi lidhur me privatizimin e Korporatës Elektrike Greke (DEI) do të ndërmarrë kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Cipras dhe për këtë arsye do të komunikojë me krerët e partive të tjera (Partia Komuniste, DIMAR, Grekët e Pavarur) si dhe deputetët e pavarur, me qëllim që kërkesa për referendum të nënshkruhet nga 120 deputetë, siç parashikon Kushtetuta, deklaroi vetë Cipras gjatë një takimi të SYRIZA-s në Aminteo. ”Vetëm populli grek ka kompetencën të marrë një vendim të tillë”, tha Cipras dhe sulmoi qeverinë duke thënë se ”gënjeshtrat mbaruan”. ”Zotërinjtë Samaras dhe Venizelos nuk do të luajnë më me të ardhmen e vendit dhe SYRIZA nuk mund të jetë partia që të tolerojë një katastrofë kombëtare”, theksoi ai. Më pas, Cipras akuzoi qeverinë se ”po lëviz në mënyrë hakmarrëse dhe djeg gjithçka që gjen përpara, me qëllim që t’i dorëzojë SYRIZA-s një tokë të djegur”./ a

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button