Home / Kosova / Togo, pas njohjes edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike

Togo, pas njohjes edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike

Hoxhaj-Dusse-ARKIV1-525x350Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, së shpejti pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë të cilës do të nënshkruhet vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.
Ministria e Punëve të Jashtme pas njoftimit mbrëmë se Republika e Togos ka marrë vendim zyrtar për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës bën të ditur sot se vendimi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Togo i është konfirmuar ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, nga homologu i tij togolez, Robert Dussey.
Njohja nga Togo e çon në 107 numrin e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, që e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Ministri Hoxhaj, në kuadër të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën, ka pasur kontakte të shpeshta me homologun nga Togo, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të këtij vendi.
Më 20 janar të këtij viti, ministri Hoxhaj zhvilloi një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Togos, Lome, ku gjatë takimit zyrtar me homologun Dussey, i ka dorëzuar kërkesën zyrtare për njohjen e pavarësisë.
Po ashtu, para pak ditësh, gjatë vizitës zyrtare të Jeddah të Arabisë Saudite, ministri Hoxhaj u takua sërish me ministrin e Jashtëm të Togos, në kuadër të lobimit për njohje.
Togo shtrihet në pjesën perëndimore të Afrikës, ka mbi 7 milionë banorë dhe është anëtare e Kombeve të Bashkuara nga 20 shtatori 1960.

Leave a Reply

%d bloggers like this: