Rajoni

Mediat serbe: Nëse SHBA mbështet shqiptarët, mund të ketë luftë!

Mjetet e informimit në Serbi nuk kanë të ndalur me propagandën e tyre mediale.

E përditshmja beogradase, “Kurir”, në numrin e sotëm ka publikuar një artikull lidhur me një raport të shërbimit sekret amerikan ku shpjegohet “Shqipëria e Madhe” si dhe lufta e mundshme në Ballkan.

Sipas “Kurir-it”, në këtë konkluzion të CIA-së, mbi situatën në rajon, thuhet se administrata e Uashingtonit ka paralajmëruar mbështetje për shqiptarët.

“Në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pas sulmeve terroriste në Kumanovë, vazhdojnë me politikën e mbështetjes së pakushtëzuar për shqiptarët si dhe në BE-ja vazhdon të heshtë në lidhje me ringjalljen e “Shqipërisë së Madhe,  mund të çojë edhe në luftën e tretë ballkanike”, shkruan “Kurir”, transmeton zeri.info

Sipas kësaj gazete, Inteligjenca në raportin e saj ka paralajmëruar edhe opsionin e mundshme që shtetet si; Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia të përfundojë në bashkimin e ortodoksëve.

Image

Analistët serbë thonë se shtetet e Ballkanit, territori i të cilave preken nga projektin e “Shqipërisë së Madhe”, nuk duhet të rrinë duarkryq. Për më tepër, ata janë të bindur se duhet të ketë një bashkim të forcave kundër shqiptarëve në mes të serbëve, grekëve, bullgarëve dhe maqedonasve. /Zëri/

Image

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button