Opinion

Shoqëria civile, fortesa e fundit përballë Putinit

Vladimir Rizhkov, deputet i Dumës në vitet 1993-2007, aktualisht një analist politik. Moscow Times
Vladimir Rizhkov, deputet i Dumës në vitet 1993-2007, aktualisht një analist politik. Moscow Times

A mundet të shohim vërtetë, shenjat ogurzeza të totalitarizmit në Rusinë moderne? A po përvijohet në horizont një goditje kundër zërave disidentë? A do të ndalojnë autoritetet librat dhe filmat?

Në qershor 2013, drejtuesja e Komitetit të Helsinkit në Moskë, disidentja e famshme e epokës sovjetike dhe e të drejtave të njeriut, Ludmilla Aleksejeva paralajmëroi se Rusia, që tashmë prej shumë kohësh është shndërruar në një shtet autoritar, rrezikon të kthehej në diçka tjetër shumë më të keqe – në një totalitarizëm të ri.

Me vrasjen e kohëve të fundit, të njërit prej liderëve të opozitës Boris Nemçov ende të pazgjidhur, dhe presionin çdo ditë në rritje ndaj lirisë së shprehjes “në baza morale dhe fetare”, ky paralajmërim tingëllon tejet emergjent në ditët tona.

A mundet të shohim vërtetë, shenjat ogurzeza të totalitarizmit në Rusinë moderne? A po përvijohet në horizont një goditje kundër zërave disidentë? A do të ndalojnë autoritetet librat dhe filmat? A do fillojnë ato të përdorin forcës dhe agresionin? Shumë shenja të totalitarizmit janë tashmë të dukshme në jetën e përditshme.

Për herë të parë, autoritetet ndaluan shfaqjen e një filmi të Hollivudit, “Child 44”, për gjoja shtrembërimin e së vërtetës historike. Jo shumë kohë më parë, një numër rajonesh ruse, ndaluan shfaqjen e filmit të nominuar për çmimin Oskar “Leviatani” nga rregjizori Andrej Zviagincev, për arsye se ai “denigronte” realitetin modern rus.

Më herët, zyrtarët ndaluan çeljen e një ekzpozite arti nga kuratori i famshëm Marat Gelman në Perm, duke e detyruar të zhvendoset në Malin e Zi, për të zhvilluar artin e tj modern. Autoritetet gjithashtu, sabotuan vënien në skenë të operës së Vagnerit “Tannhauser” në Operan Novosibirsk dhe Teatrin e Baletit, dhe pushuan drejtorin e teatrit. Këto lëvizje, erdhën në përgjigje të ankesave dhe protestave nga ana e “komunitetit ortodoks rus”, sipas të cilëve skenografia e operas, përbënte një “fyerje ndaj Krishtit”.

Praktika të tjera totalitare, përfshijnë përdorimin me shumicë të propagandës në televizionin shtetëror, censurën e përhapur dhe vazhdimisht në rritje ndaj internetit, represionin politik kundër kritikëve të regjimit dhe aktivistëve civilë, homogjenitetin e vazhdueshëm të një parlamenti vetëm sa për emër shumëpartiak, si dhe aktiviteti në rritje i shërbimeve të ndryshme sekrete – Shërbimi i Sigurisë Federale, Shërbimit të Rojës Federale dhe njësive speciale të Ministrisë së Brendshme.

Ish-diktatori italian Benito Musolini, që e pëlqente mendimin e përgjithshëm, se ai i tiji ishte një regjim totalitar, i dha një përkufizim të përmbledhur atij sistemi:”Çdo gjë brenda shtetit, asgjë jashtë shtetit, asgjë kundër shtetit”. Kjo do të thotë se shteti ka kontroll të plotë mbi të gjitha aspektet e rëndësishme të jetës:politikës, ekonomisë, shoqërisë, kulturës dhe madje edhe moralit.

Në librin e saj të ri “Perdja e hekurt: Shkatërrimi i Evropës Lindore, 1944-1956” – të publikuar kohët e fundit në Moskë – Anne Applebaum, sqaron me hollësi mekanizmat themelorë dhe rregullat, nëpëmjet të cilave ish-lideri sovjetik Josif Stalin, imponoi regjimet totalitare në 8 shtete të Evropës Qëndrore dhe Lindore. Njohja e kësaj historie, të ndihmon të formosh një kuptim më të mirë, të asaj që po ndodh në Rusi sot.

Në kuptimin e ngushtë të fjalës, totalitarizmi është një sistem që i shfuqizon të gjitha institucionet, përveç atyre të autorizuara nga regjimi në pushtet. Totalitarizmi toleron vetëm një parti politike, një sistem arsimor, një kredo në art, një ekonomi të centralizuar të planifikuar dhe një grup rregullash të moralit.

Regjimet totalitare, shtypin shkollat e pavarura, shoqërinë civile dhe mendimin kritik – duke përfshirë edhe lidhjet me historinë. Applebaum tregon se secili prej vendeve të çliruara nga nazistët, filloi menjëherë ndërtimin e sistemeve totalitare politike sipas modelit stalinist sovjetik. Është interesante të vihet re, se cilat ishin hapat kyç që u urdhëruan të ndërmerreshin.

Cili ishte prioriteti kryesor, për përshtatjen me sukses të totalitarizmit, tek shoqëritë që nuk kishin përvojë me të? Çlirimtarët e parë sovjetikë, e krijuan policinë sekrete lokale, e cila filloi menjëherë kryerjen e reprezaljeve kundër ish-fashistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, dhe në të njëjtën kohë, kundër kundërshtarëve dhe kritikëve të qeverisë së re. Policia e fshehtë mori nën kontroll edhe policinë lokale, dhe nganjëherë madje edhe Ministrinë e Mbrojtjes – çka do të thotë të gjitha strukturat e shtetit.

Së dyti, ata menjëherë vunën nën kontroll të plotë radion –mjetin kryesor të medias në atë kohë.

Së treti, autoritetet filluan sistematikisht ngacmimin dhe dhunën ndaj organizatave të pavarura joqeveritare – kishave, si edhe grupeve të të rinjve, sportistëve dhe madje edhe klubet e shahut. Fillimisht ata praktikuan presionin, dhe më pas i ndaluan.

Në vitin 1945, udhëheqësi gjerman komunist pro-Moskës, Valter Ulbriht u tha njerëzve të tij:”Situata është shumë e qartë:Duhet të dukemi si një demokraci, por duhet të mbajmë çdo gjë nën kontroll të rreptë”. Krijimi i versioneve lokale të NKVD-së, vënia nën kontroll e radio stacioneve dhe shpërbërja e OJQ-ve ishin 3 objektivat kryesore. Ato ishin edhe më e rëndësishme sesa eliminimi i partive politike demokratike, dhe zhdukja e sektorit privat nga ekonomia – këto të dyja ishin të një rëndësie vetëm dytësore apo tretësore.

Sikurse e dëshmon përvoja e Bashkimit Sovjetik dhe Evropës Lindore, ekzistenca e policisë politike sekrete, që godet në mënyrë selektive apo masivisht disidentët, kontrolli i plotë mbi informacionin dhe eleminimi i shoqërisë civile, janë parakushte kyçe për të patur sukses në krijimin dhe mbajtjen e një rregjimi totalitar.

Është e lehtë, të shohësh paralelet e dukshme me trajektoren politike, që Rusia ka marrë qëkurse presidenti Vladimir Putin ka ardhur në pushtet. Shkencëtarët politikë, mund ta përcaktojë më mirë nëse ky vend është tani më shumë autoritar apo totalitar. Por ajo që është e qartë edhe për vëzhguesin më rastësor, është se e ardhmja e Rusisë tashmë është kritike, dhe e varur nga organizatat e shoqërisë civile të tilla si shoqatat e pavarura dhe OJQ-të – kundërshtaret më të fuqishme të çdo totalitarizmi.

Dhe pikërisht tek këto është përqëndruar tanimë edhe sulmi i autoriteteve shtetërore. Aftësia e këtyre organizatave për t’u përballuar këto sulme, do të përcaktojë edhe fatin e lirisë në Rusi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button