Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 14 maj 2015

Horoskopi për datën 14 maj 2015

Dashi

Duhet të tregoheni më dinak sot, mos u mashtroni nga disa situata që duken të favorshme, të cilat në vetvete fshehin në brendësi ndonjë kurth. Me Hënën në kundërshtim te Marsi nuk do ta keni të lehtë të frenoni nervozizmin.

Demi

Nuk do të mungojnë argumentet për të ruajtur pozicionet tuaja në ambientin profesional dhe mund të bindni kolegët e superiorët për origjinalitetin dhe suksesin e ideve tuaja. Në familje do ju duhet të përballoni disa situata të vështira, të cilat do të zgjidhen shpejt.

Binjakët

Entuziazmi dhe guximi sigurisht nuk do ju mungojnë në këtë periudhë, por yjet ju sugjerojnë se ky nuk është momenti i duhur për të nisur një projekt që mund të mbartë në vetvete ndonjë rrezik të mundshëm. Hëna në kundërshtim me Marsin ju këshillon të jeni më të kujdesshëm ndaj çështjeve ekonomike.

Gaforrja

Bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm, sepse intuita juaj sot mund të dështojë. Hëna në një pozicion aspak të favorshëm në shenjën e Peshores mund t’ju shtyjë të bëni ndonjë gabim, që do ta keni të vështirë më pas ta rregulloni.

Luani

Problemet me personat që ju rrethojnë nuk do të mungojnë sot, sidomos në punë. Duhet të keni parasysh se në diskutime duhet të evitoni përplasjen direkte e të tregoheni më tolerantë. Mundohuni të eliminoni kundërshtarët tuaj me zotësi, guxim dhe dinakërinë që ju karakterizon.

Virgjëresha

Me pozicionin mjaft të favorshëm të yjeve në qiellin tuaj do të ndiheni euforikë dhe të gjallëruar nga një dëshirë e madhe për të nisur iniciativa të reja. Por do të bëni mirë të shikoni të ardhurat tuaja, përpara se të impenjoheni në projekte të kushtueshme.

Peshorja

Hëna në shenjën tuaj ju bën të jeni më sensualë dhe romantikë se zakonisht. Përfitoni për të kaluar disa momente të këndshme intime me partnerin. Në fakt përfitoni nga ky moment për të rregulluar një marrëdhënie paksa të vështirë.

Akrepi

Ndonjëherë besimi i tepërt në vetvete mund të jetë mjaft i rrezikshëm dhe tani jeni duke paguar pasojat e një vendimi të nxituar marrë pak ditë më parë. Mos u demoralizoni, por mundohuni të vini në vend gabimet tuaja.

Shigjetari

Sot nuk do të ndiheni në formën e duhur dhe nuk do të arrini të keni guximin e duhur për të ndjekur objektivat tuaja. Do të rrezikoni që të jenë të tjerët të vendosin për ju, por mos e bëni, sepse në të ardhmen do të pendoheni.

Bricjapi

Hëna, në kundërshtim me shenjën tuaj, do të sjellë ankth të pajustifikuar dhe një frikë të ekzagjeruar, sidomos në punë. Mundohuni të jeni më optimistë, sepse shqetësimet tuaja së shpejti do të dalin të pabazuara.

Ujori

Dita e sotme do të jetë e mrekullueshme. Do të merrni lajme mjaft të mira dhe do të arrini të jeni tërheqës e interesantë në çdo ambient që do të frekuentoni. Në qoftë se keni një histori dashurie, do të kuptoni se ia vlen të investoni.

Peshqit

Kush ka një aktivitet të pavarur sot mund të përfitojë nga situata planetare për të nisur një iniciativë të rëndësishme. Dita e sotme do ju dhurojë momente të këndshme dhe argëtuese, takime interesante dhe raste për të përmirësuar bagazhin tuaj kulturor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: