Home / Kronika / Kronika e zeze / Aksident në Fushë Krujë-Vorë, vdes 23-vjeçari, plagoset një tjetër

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, vdes 23-vjeçari, plagoset një tjetër

89531_4Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjolës’.

Një motoçikletë, me të cilin udhëtonin dy persona është përplasur me një automjet. Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tjetri është plagosur rëndë.

Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, bëhet me dije se mjeti i përfshirë në aksident është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin e drejtuesit si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.