Home / Rajoni / Maqedonia / Ahmeti: Dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i shqiptarëve

Ahmeti: Dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i shqiptarëve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u takua sot në Shkup me Përfaqësuesin Special të OSBE për Ballkanin Perëndimor, Ambasasorin Gerard Stoudman, si dhe Komisaren e Lartë për të drejtat e Komuniteteve, Astrid Thors.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin konstruktiv të OSBE -së dhe komunitetit ndërkombëtar në tejkalimin e situatës shumë të vështirë në Kumanovë.

Sipas agjencisë së lajmeve maqedonase, INA, Ahmeti kërkoi bashkëpunim dhe komunikim më të madh rajonal për të gjitha çështjet sepse dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i askujt.

OSBE shprehu shqetësim për krizën politike dhe situatën e sigurisë në vend, si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: