Home / Sporti / Sporti ne bote / Doni të ndiqni nga afër finalen e Ligës së Kampioneve? Bileta shkon deri në 16.500 euro

Doni të ndiqni nga afër finalen e Ligës së Kampioneve? Bileta shkon deri në 16.500 euro

Finalen e Ligës së Kampionëve pritet ta shohin mbi 400 milionë sportdashës në mbarë botën. Këtë fakt e ka bërë të ditur “The Independent”. Megjithatë, nga 70.500 biletat që do të jenë në dispozicion për ndeshjen Barcelona-Juventus, vetëm 40.000 do të jenë për tifozët e klubeve.

Të dy klubet do të kenë nga 20.000 bileta, 6.000 do të shkojnë në shitje nga UEFA, kurse të tjerat do të shkojnë për sponsorët, partnerët e korporatës dhe anëtarët e UEFA-s.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se tashmë nuk ka bileta në shitje, por ata që duan ta

ndjekin ndeshjen në stadium, duhet të harxhojnë jo pak para.

Sipas “The Independent”, biletat më të lira në Kategorinë 4 shkojnë rreth 2000 euro, kurse më të shtrenjtat deri në mbi 16.500. Kurse çmimet zyrtare, të cilat i kanë shfrytëzuar ata që kanë blerë shpejtë, ishin nga 70 deri 390 euro.

Barcelona ka pasur një mesatare prej 70.000 tifozëve në ndeshjet e tyre në Camp Nou këtë sezon, që ka kapacitet prej 99.000 vendesh, kurse Juventus një mesatare prej 40.000 në stadiumin që ka kapacitet 41.000 dhe “Zonja e Vjetër” cilësohet si klubi më i përkrahur në Itali.

Leave a Reply

%d bloggers like this: