ParlamentarePolitika

Blushi: Nishani të zhbllokojë emërimin e ambasadorit në Maqedoni. Kërkesa e Erdogan për mbylljen e shkollave s’mund të pranohet

Deputeti socialist Ben Blushi ia ka kushtuar fjalën e tij konfliktit në Maqedoni. Blushi deklaroi në kuvend se Maqedonia nuk është një shtet demokrat dhe se shqiptarët atje jetojnë në krizë përfaqësimi.

“Të nderuar kolegë dje në komisionin e jashtëm kemi diskutuar krizën në Maqedoni. Ajo që ndodhi në Kumanovë ishte e frikshme dhe e dënueshme. E frikshme për shkak të pasojave që mund të sjell për Maqedoninë si shtet dhe për popullin. Në perspektivë cenon edhe atë pak besim reciprok që shqiptarët dhe maqedonasit kanë prej 20 vitesh. Maqedonia problem delikat për demokracinë e vetë. Maqedonia nuk është një shtet demokrat. Shtypen liritë, liria e fjalës, montohen procese të paqena kundër shqiptarëve. Maqedonia i plotëson të gjitha kushtet për ta quajtur demokraci autokratike. Ballkani nuk e rrezikon thatësira, por korrupsioni, shkelja e ligjit dhe kushtetutës. Ballkanin e rrezikon nevoja për të qëndruar në mënyrë të pamerituar siç është rasti i Maqedonisë. Demokracia është ilaçi i çdo konflikti qoftë edhe konflikt etnik. Shqiptarët jetojnë në krizë përfaqësimi. Ata nuk besojnë tek partitë e tyre. Ne nuk mund tu themi se cilën parti të besojnë, kë të zgjedhin. Por ajo që mund të bëjmë si shtet, është të mbështesim ata që nuk mbështesin aktet jodemokratike”, tha Blushi.

Blushi i kërkoi Presidentit nga foltorja e Kuvendit të zhbllokojë ambasadorin shqiptar në Maqedoni, emërimi i të cilit, sipas Blushit mbahet peng.

“Sot të mbështesim demokratët në Maqedoni të vërtetët, me siguri që mund të ketë. Këto ditë na ka munguar më shuam seç duhet, ne nuk jemi të përfaqësuar në Maqedoni, mbahet bllokuar nga Presidenti emërimi i ambasadorit shqiptar atje. Është e padrejtë që bllokohet ambasadori atje dhe të tjerët në bllok. Është e padrejtë, nëse ka sot emergjencë që Presidenti të zhbllokojë emërimet që ka marrë peng”,-tha ai.

Deputeti i PS-së foli ka reaguar ashpër kundër kerkesës se presidentit turk Erdogan për mbylljen e institucionit arsimor që ai e cilësoi organizatë terroriste, duke theksuar se kjo kërkesë në këmbim të dhuratës së bëre me Xhamine e Madhe eshte e papranueshme, baraz me vasalitet, cenim i integritetit kombëtar dhe si e tille duhet refuzuar unanimisht.

““M’u duk dje sikur në këmbim të kësaj dhurate presidenti turk kërkoi shkëmbim dhe dhurata nuk shkëmbehet, ai kërkoi mbylljen e një organizate sipas tij terroriste, unë nuk kam parë organizatë terroriste në botë që nuk vret, por këtu nuk kam parë të vrasë. Presidenti turk na vë në pozitë të papranueshme, në një vasalitet e nuk mund ta pranojmë”,­ tha Blushi. Sipas tij, Shqipëria njeh dhe ka detyrimin të njohë për organizata terroriste listën e hartuar nga OKB, e asnjë tjetër dhe kushdo që përcakton listën e terroristëve në vendin tonë nuk është e pranueshme e duhet refuzuar.

“Me aq sa di ato kanë plotësuar kriterin minimal të cilësisë dhe laicitetit. Ka shkolla që nuk paguajnë taksa, që nxisin urrejtjen fetare, ka shkolla që nuk premtojnë parimin e laicitetit. Por dikush vjen dhe kërkon të mbyllen disa shkolla sepse sipas tij i ka financuar kundërshtari politik, kjo nuk mund të kërkohet. Sepse ne nuk jemi palë. Unë nuk mbroj askënd. Ajo që më intereson është liria jonë për të vendosur sepse Presidenti i Turqisë erdhi dje e tha se duhet të mbyllen disa shkolla? Si e tha këtë, si mik, si baba? Nuk është kërkesë për tu pranuar, nuk mund të pranohet”, tha Blushi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button