Teknologji

Microsoft, Windows 10 do të vijë me 7 versione

Sistemi i ri operativ i Microsoft-it, Windows 10 do të vijë me shtatë versione: Home, Mobile, Pro, Enterprise, Education, Mobile Enterprise dhe IoT Core.

Ka qenë kompania Redmond që ka bërë të ditur lajmin në blogun e saj, duke bërë të ditur se sistemi do të fillojë funksionimin këtë verë, pa përcaktuar një datë të saktë. Versioni më i pritur është Windows Home, i disponueshëm për kompjuter personal dhe tablet.

“Kemi projektuar Windows 10 për t’ju ofruar një eksperiencë më të kompletuar mbi një gamë të gjerë pajisjesh”, shpjegon Microsoft.

Windows 10 Home është versioni më i pritur , i fokusuar tek përdorimi i përditshëm. Brenda tij do të gjenden një pjesë e mirë e funksionove që kanë qënë deri tani: ndihmësi zanor Cortana, browser Edge, modaliteti Continuum për tabletet, Windows Hello që njeh fytyrën, beben e syrit dhe të dhënat digjitale të përdoruesve.

Windows 10 Mobile do të jetë i dedikuar për pajijsje më të vogla e portative, me funksione specifike për prekje interaktive të ekranit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button