MaqedoniaRajoni

Rrëfehet Ali Ahmeti për konfliktin e Kumanovës ( Video )

Kreu i BDI-së, ka folur për herë të parë pas konfliktit në Kumanovë. Ai në një intervistë dhënë për Televizionin Alsat të Maqedonisë, ka thënë se i ka njohur të gjithë djemtë e grupit të armatosur.

Ahmeti po ashtu ka deklaruar se nuk arrin ta kuptojë se si këta njerëz kanë rrezikuar një lagje të tërë e mbi të gjitha edhe vetën.

“Samiun e kam njohur më 2001 dhe në atë vit pas përfundimit të luftës nuk e di a e kam takuar edhe një herë. Është një djalë i qetë jo euforik. Edhe të tjerët që i përmendët i kam njohur, përveç Dem Shehut. Kanë lëvizur, kanë ardhur dhe kanë vizituar selinë e BDI-së. Nuk e mohon askush se kanë qenë shokët tanë dhe askush nuk e mohon veprimtarinë e tyre. Nuk mund ta kuptoj se si mundën këta njerëz ta bëjnë këtë. Si mund që këta njerëz të hyjnë dhe të rrezikojnë një lagje të tillë dhe të sakrifikojnë jetën e tyre, cili ishte ideali”, ka thënë Ahmeti në intervistën dhënë Televizinot Alsat në Maqedoni.

Ai më pas edhe tregoi të gjithë ngjarjen se si e ka kuptuar se ndodhi konflikti në Kumanovë.

Ahmeti ka treguar se këtë e ka kuptuar përmes një telefonate.

Ai po ashtu ka treguar se si ka negociuar dorëzimin e Grupit të Armatosur.

Tha se qysh në orën 10:20 të ditës kritike kishte marrë telefonatë ku i ishte kërkuar ndihma për largimin e grupit nga vendi i ngjarjes.

“Në komunikime e sipër, në ora 10:20 më vjen një sms dhe më thotë që jam në vendin e ngjajres. E hapi telefonin dhe mu drejtu: kryetar jam në vend të ngjarjes dhe ndihmina, unë mendova që është dikush jashtë përleshjes. Ai më tha: Të lutëm ndihmona . Mua mu dridhë trupi. O të lutem ndihmona se unë jam brenda në luftime. Edhe tash po më dridhet trupi. Tërë trupi mu është dridhur. Ku je? Këtu në luftime. Çfarë të ju ndihmoj? Ai më pastaj më tha: Kemi gabu, o Ali Ahmeti çu në këmbë dhe hapna rrugën. As nuk e pyeta as nuk u prezantua kush është. Po fliste qetë . Pas një ore përsëri i ra telefoni. I thirra të gjithë njerëzit që i kam që të vijnë në seli dhe të paraqesim një opsion. Unë i thash që nuk mund ti përgjigjem kërkesës suaj që të hapë korridor se mund të ju vret dikush se ju vret në besë time”, ka treguar Ahmeti.

Ai ka thënë se i ka njohur disa nga djemtë e grupit të armatosur në Kumanovë.

Ahmeti po ashtu ka deklaruar se nuk arrin ta kuptoj se si këta njerëz kanë rrezikuar një lagje të tërë e mbi të gjitha edhe vetën.

“Samiun e kam njohur më 2001 dhe në atë vit pas përfundimit të luftës nuk e di a e kam takuar edhe një herë. Është një djalë i qetë jo euforik. Edhe të tjerët që i përmendët i kam njohur, përveç Dem Shehut. Kanë lëvizë kanë ardhur dhe kanë vizituar selinë e BDI-së. Nuk e mohon askush se kanë qenë shokët tanë dhe askush nuk e mohon veprimtarinë e tyre. Nuk mund ta kuptoj se si mundën këta njerëz ta bëjnë këtë. Si mund që këta njerëz të hyjnë dhe të rrezikojnë një lagje të tillë dhe të sakrifikojnë jetën e tyre, cili ishte ideali” ka thënë Ahmeti.

Ai hedh dyshime për të arratisurin Sulejman Osmanin i cili ka ikur nga duart e policisë maqedonase një ditë pasi së bashku me një grup personash të armatosur në Kumanovë ishin dorëzuar organeve të policisë.

Ahmeti tha se nuk e njeh Sulejman Osmanin por ka dëgjuar se ai ka qenë i arrestuar në vitin 2001 nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Ahmeti tha se ai person tash gjendet në Kosovë, ndërsa pranon se disa nga familjarët e të arrestuarve nga Kosova e kanë thirrur për të marrë më shumë informata për ngjarjet në Kumanovë.

Ahmeti, ka thënë se ndarja e Maqedonisë nuk është në interes të shqiptarëve të Maqedonisë.

Ai tutje në intervistën dhënë për Televizionin AlsatM, ka thënë se interesi i gjithë shqiptarëve është që të zbatohet në përpikmëri marrëveshja e Ohrit.

“Nuk është në interes të shqiptarëve as ndarja e Maqedonisë, sepse nuk ke si e ndan. Interes i shqiptarëve është të zbatohet në tërësi marrëveshja e Ohrit, në germë dhe në frymë”, ka deklaruar Ahmeti.

Në pyetjen pse nuk e ka vizituar Lagjen e Trimave siç ka bërë lideri i opozitës Zoran Zaev, Ali Ahmeti ka thënë se ai e ka kryer punën e tij me aq sa ka pasur mundësi.

Siç tha ai “unë kam bërë shumë për atë lagje, unë e ndjej veten mirë që asnjë civil nuk është vrarë në këto përleshje”, tha Ahmeti.

Ai pranoi se nuk ka dashur të dalë në publik tek banorët sepse nuk ka dashur as të fyhet e as të puthet nga dikush.

Ahmeti premtoi se do të angazhohet për t’iu ndihmuar banorëve të kësaj lagjeje që kanë pësuar nga këto ngjarje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button