Sociale

Konferenca Kombëtare e Punës- Veliaj: Taksa progresive i rriti pagat neto me 10%

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi sot se taksa progresive ka mundësuar rritjen e pagës neto me 10% dhe se se po punohet për përmirësimin e rolit të pagës minimale për rregullimin e sistemit të pagave në përgjithësi. Në Konferencën Kombëtare të Punës e organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), ai tha se edhe pabarazia në pagë mes burrave dhe grave vazhdon të mbetet një problem i mprehtë për Shqipërinë.
Në fjalën e tij, ministri Veliaj vuri në dukje se “politika jonë e pagave ka synuar që të rrisë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, produktivitetin e ekonomisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. Por, vlen të theksohet se me vendosjen e taksës progresive mbi të ardhurat nga puna u rritën me rreth 10% pagat neto të mbi 90% të punësuarve me paga të ulta dhe të mesme”, tha Veliaj.
Sipas tij, si një reagim ndaj krizës ekonomike, qeveria ka marrë disa masa për të ruajtur aftësinë konkuruese të

Konferenca Kombëtare e Punës, Veliaj: “Taksa progresive i rriti pagat neto me 10%”

Konferenca Kombëtare e Punës, Veliaj: “Taksa progresive i rriti pagat neto me 10%”

biznesit duke vendosur kompensim të pjesshëm për kostot e trajnimit, kompensim të përkohshëm për kontributet e sigurimeve shoqërore për kompanitë që punësojnë punëkërkues të papunë dhe për biznesin e fasonëve. “Ndaj angazhohemi se pabarazitë në page, si edhe mbrojta e pagave, do të jenë ndër çështjet që do të trajtohen me përparësi të veçantë”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, Veliaj theksoi se në politikën e pagave, sidomos në sektorin jobuxhetor dhe atë privat, Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinisë ka negociuar në mënyrë të vazhdueshme me punëdhënësit e punëmarrësit për të realizuar një mirëkuptimin social, me qëllim që paga të jetë vërtet një element i rëndësishëm për nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe një faktor i rëndësishëm për uljen e varfërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button