Politika

Basha: Platforma e PD-së, ulja e taksave, hapja e vendeve të punës, paga të mira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimet me banorët e Kënetës, Katundit të Ri dhe Sukthit ne rrethin e Durresit, deklaroi se mazhoranca jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por hodhi poshtë në Parlament çdo amendament të propozuar nga PD për hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e taksave dhe të çmimeve, duke e zhytur vendin në krizë.

“Opozita paraqiti amendamentet për uljen e taksave për biznesin që punëson të rinj, e votuan kundër, siç votuan kundër amendamentin tonë para tre muajsh për uljen e çmimit të energjisë, siç votuan kundër amendamentin tonë për uljen e çmimit të naftës. Ky nuk është drejtimi i duhur për Shqipërinë, ky nuk është drejtimi i duhur për njerëzit, ky është drejtimi i duhur vetëm për një grusht njerëzish që kanë vendosur të pasurohen në kurrizin e shqiptarëve”, tha Basha.

Kryetari i PD-së, Basha, në vijim të fjalës së tij, u shpreh se “Platforma e demokratëve është së pari ulja e taksave për t’u mundësuar bizneseve të hapin më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira. Së dyti, falja e kamatë-vonesave anembanë vendit dhe ulja me 25% e çmimit të energjisë elektrike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button