Horoskopi

Horoskopi për datën 15 maj 2015

Dashi

Emocione të reja dhe të freskëta edhe për lidhjet e vjetra, ku presioni i familjarëve është i madh. Do të arrini të sistemoni gjithçka, si gjithmonë, por nervat dhe stomaku do të ndikohen.

Demi

Ambicioz, konstant dhe të shkathët. Në punë do t’ju duhet të pranoni një kompromis, por jo në kundërshtim me idetë, vizionin dhe të ardhmen tuaj. Iniciativat ekonomike do t’ju japin rezultatet e duhura.

Binjakët

Ditë e shkëlqyeshme falë Hënës që ka ndryshuar pozicion. Investime ose veprime në pjesën turistike ose atë të hotelerisë. Edhe në dashuri gjërat do t’ju ecin shumë mirë.

Gaforrja

Nuk do të jetë e lehtë që t’u rezistoni impulseve dhe shpërthimeve. Diskutime të mundshme me femrën e jetës suaj. Pak kuptueshmëri nënë-bijë. Dikush në punë mbahet si i mirë, por është më i dobët se ju.

Luani

Çfarë mund të bëni kur qielli “shpërthen” nga drita? Pothuajse gjithçka. Kjo ditë do të jetë e paharruar pothuajse për të gjithë ata që i përkasin shenjës së Luanit.

Virgjëresha

Momenti i një qielli yjor për pasojë do t’ju vërë në pozitat e veprimeve të stuhishme dhe të vendimeve të shpejta. Merrni në dorë “frenat” e jetës dhe jini më të sigurt në vete.

Peshorja

Hëna sot do të ndikojë për keq në bashkëpunimet tuaja. Nëse mendoni që t’i jepni fund kësaj çështjeje një herë e përgjithmonë është momenti i duhur. Keni nevojë të merrni frymë lirisht.

Akrepi

Do të hasni vështirësi në punë. Mos jini shumë individualist, sepse kjo gjë ju shtyn që të punoni në mënyrë autonome dhe të mos bashkëpunoni me të tjerët.

Shigjetari

Harmonia martesore do të prishet vetëm prej moskomunikimit të vazhdueshëm. Sistemoni çështjet e fëmijëve tuaj sa më parë. Për beqarët do të jetë një ditë me shumë fat.

Bricjapi

Është e nevojshme që të vëzhgoni me kujdes. Shihini mirë se ku i vendosni këmbët; incidentet ju ndodhin vetëm nga shpërqendrimi. Mos bëni asnjë hap mbrapa. Në punë parashikohen investime.

Ujori

Ndoshta nuk do të jetë e mundur që të rimerrni paratë e “shpenzuara” të ditëve më parë, por megjithatë do të gjeni shumë raste për të fituar; do të keni sukses në punë.

Peshqit

Rastet që do t’ju prezantohen sot do të jenë shumë të mira, sidomos në sektorin e punës. Do të mund të komunikoni me personat që ndodhen larg. Fatit nuk i dihet asnjëherë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button