Home / Kosova / Si e vuri në pritë Hashim Thaçi ambasadoren Jacobson

Si e vuri në pritë Hashim Thaçi ambasadoren Jacobson

thaciKryeministri në largim Hashim Thaçi e ka vënë në situatë të palakmueshme ambasadoren e SHBA’ve Tracey Ann Jacobson, duke e ftuar atë ta marrë fjalën në përurimin e Autostradës Prishtinë –Han i Elezit, edhe pse nuk ka qenë e planifikuar që diplomatja amerikane të mbajë fjalim aty.
Kreu i Qeverisë në largim Hashim Thaçi, duke dashur të përfitojë sa më shumë në secilën situatë, ka dashur që edhe eventin e fillimit të punimeve të Autostradës Prishtinë –Han i Elezit, ta shfrytëzojë sa më shumë politikisht.

Ai ka dashur ta involvojë në lojën e tij edhe Ambasadoren e SHBA’ve Tracey Ann Jacobson në këtë eveniment që i ka përngjarë një fushate zgjedhore, duke e ftuar atë ta marrë fjalën, pavarësisht se një gjë e tillë nuk ka qenë e planifikuar.

Por edhe se është ftuar që të dalë në binë, ambasadorja ka refuzuar të marrë fjalën edhe pse fizikisht ka qenë e pranishme për të mbështetur fillimin e punimeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: