PolitikaZgjedhjet lokale 2015

Rama dhe Meta në Pogradec: Diana Mile do të punojë për drejtimin e duhur

Kryeminstri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta prezantuan sot kandidaten e Aleancës për Shqipërinë Europiane në bashkinë e Pogradecit, Diana Mile.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama ironizoi kandidatin e Partisë demokratike, duke u shprehur se, “po shikoj Lasgushin atje dhe po mendoja që mes meje dhe Dianës do të zgjidhte Dianën, ndërsa mes Dianës dhe atij të PD, atij do t’i vërsulte qenin. Pasi këta të PD-së vetëm prishin qetësinë publike duke sharë dhe shpifur dhe bëjnë sikur ndjehen të stresuar dhe keqardhur për demokracinë dhe shqetësohen pse unë them që qytetarët duhet të votojnë kandiatët tanë për të ecur në drejtimin e duhur”.

“Ata duan të rrëzojën qeverinë, por qeverinë le ta provojnë ta rrëzojnë pas dy vitesh. Kjo nuk është fushatë për qeverinë, kjo është për familjet, qytetet tona dhe prandaj jam krenarë që falë projektit tonë të Aleancës për Shqiërinë Europiane kemi arritur aty ku nuk mendohej pak kohë më parë, tëkei 50% gra dhe vajza në këshillat bashkiakë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se, “Ky vend ka shumë nevojë për të pasur sa më shumë gra dhe vajza në vendimmarje dhe për të garantuar që zëri pëfaqëuesve të komunitetit ë jetë zëri që flet për nevojat e tyre dhe jo zëri i rrumpallës që ka dominuar për 20 e ca vjet në këshillat bashkiakë në Shqipëri”.

“Projekti i Rilindjes Urbane është projekti për rimëkëmbje e qyteteve. Mjafton të shihni projektin pë rrugën e liqenit. Vizioni i tyre ishte me ndërtime pa leje që nuk lejonin pamjen, ndërsa tani projekti krahas pamjes fantastike të liqenit të Lasgushit që ishte fshehur nga barbaria e pashembullt, do të ketë edhe një shëtitore që është më e gjata në Shqipëri”, u shpreh Kryeministri Rama.

Ndërsa Kreu i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se, “Në mënyrën më konsensuale qytetarët shqiptarë do ta implementojnë reformën territoriale. Kjo reformë historike kërkon njerëzit e duhur në kohën e duhur. Prandaj znj. Mile është intelektualja e duhur për ta çuar Pogradecin për të ecur në drejtimin e duhur”.

“Mendoj që vlerat e saj si intlekuale, arkitete, urbaniste apo pedagoge, kjo eksperiencë dhe energjitë e saj janë një garanci më shumë për kandidimin e saj në bashkinë e Pogradecit”, tha Rama.

Meta u shpreh i bindur se kandidatja Mile për qytein dhe pjesën liqenore do të kujdeset me pasionin më të madh, por, shtoi Meta, “jam i bindir se do të zhvillojë më tej edhe Mokrën, pasi pa Mokrën nuk mund të kuptohet Pogradeci”.

“Së shpejti nis rruga e re me standarde europiane Qukës-Qafë Plloçë që do t’i japë vlera të mëdha të gjithë zonës së Mokrës dhe malore të Pogradecit”, tha kreu i LSI.

Lidhur me PD, Meta u shpreh se, “ajo ka të drejtën e saj, por duhet të jetë e sinqertë, pasi nuk u kërkon votat qytetarëve për të punuar për to, por i kërkon bashkitë për të thelluar një konflikt artificial që nuk i nevojitet as qyteteve as vendit”.

Por, tha Meta, “jam i bindur që Shqipëria do të dijë të ecë në drejtimin e duhur dhe jam krenar që prezantoj sot këtu në Pogradec një kandidate si Diana Mile”.

Kandidatja Aleancës për Shqipërinë Europiane Diana Mile ka lindur në Pogradec, është arkitekte, dhe është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës. Që prej vitit 2013 ajo është administratore në ‘Dandelion Shpk Pogradec’ si dhe drejtoreshë e Shtëpia e Gjelbër NGO. Aktualisht ajo ushtron profesionin e saj si arkitekte dhe është drejtuese e planait urbanistik në Pogradec.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button