Teknologji

Makinë apo motor? Ju prezantojmë me C-1

Makinë apo motor? Në të vërtetë, ky mjet transporti i quajtur C-1, krijuar nga “Lit Motors”, është si rezultat i kombinimit të makinës dhe motorit. Nga kompania prodhuese thonë se ky është mjeti i së ardhmes dhe shpejt do bëhet popullor.

C-1 funksionon me bateri, arrin shpejtësi deri në 160 km në orë dhe peshon mbi 350 kg. Për ndryshim nga motori, është i mbuluar dhe gjatë udhëtimit ka më tepër komoditet, si dhe në momentin kur ndalon, nuk ka nevojë për këmbën e shoferit që ta mbajë atë, pasi arrin të qëndrojë vetë.

Ky mjet transportues ka gjerësi prej 1 metër, lartësia nuk kalon 1.4 metra, ndërsa gjatësia është 2.8 metra. Ndërkohë, me një karikim të vetëm të baterisë, që ka mbi 10 kWh, mund të udhëtoni deri në 300 kilometra.

“Brenda një periudhe dy-vjeçare, çdokush që dëshiron, mund ta ketë një C-1. Ne parashikojmë një të ardhme të ndritur, pasi ky mjet transporti është mjet i së ardhmes. Mund të parkosh në hapësira të vogla, nuk ke nevojë për karburant dhe është më i sigurt se një motor”, është shprehur Danny Kim, nga “Lit Motors”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button