Home / Kronika / NSA amerikane ka përgjuar edhe Shqipërinë

NSA amerikane ka përgjuar edhe Shqipërinë

NSA-USA-320x180Gazeta amerikane “Washington Post” ka publikuar së fundmi disa dokumente të klasifikuara, të cilat dyshohet se janë marrë nga nënkontraktori i NSA-së amerikane, Eduard Snouden, ku listohen 193 shtetet, në të cilat ku NSA-ja mund të kryejë përgjime telefonatash dhe të postës elektronike. Në këtë listë, e cila ka gjetur më parë miratimin paraprak të Gjykatës së Inteligjencës së Jashtme dhe Mbikëqyrjes, në vitin 2010, nuk figurojnë vetëm Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, të cilat së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihen si grupi i “Pesë syve”, por edhe qeveria shqiptare. Madje, spektri i përgjimeve të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane, është i shtrirë jo vetëm te qeveritë e shteteve apo të individëve të veçantë, por edhe tek organizata të fuqishme ndërkombëtare, të tilla si Kombet e Bashkuara, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, grupi i Bankës Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Europiane, Bashkimi Europian, si dhe një sërë bankash apo organizatash të tjera të fuqishme, në Lindjen e Mesme apo në Afrikë. Në dokumentet e publikuara nga “Washington Post”, të cilat mbajnë siglën “Sekret” apo “Top Sekret”, veç listës së shteteve ku autorizohet përgjimi, paraqiten dhe vendimet e gjykatave dhe Prokurorit të Përgjithshëm, të cilët i hapin rrugë NSA-së për të kryer këto përgjime. Por, në asnjë prej këtyre dokumenteve nuk specifikohet, se cilët kanë qenë zyrtarët apo individët e mbajtur nën mbikëqyrje nga NSA.

Leave a Reply

%d bloggers like this: