Home / Te ndryshme / Ngjyrat e preferuara të piktorëve më të famshëm
  • Andy Warhol

  • Caravaggio

  • Edvard Munch

  • Gustave Klimt

  • Jan Vermeer

  • Keith Haring

  • Marc Chagall

  • Tiziano Vecellio

  • Vassily Kandinsky

  • Vincent Van Gogh

Ngjyrat e preferuara të piktorëve më të famshëm

Ngjyrat e preferuara, ato më të përdorurat gjerësisht, ato më të dashurat nga piktorët, por edhe me të cilat sytë tanë bien menjëherë në dashuri, janë nga më të ndryshmet. Por bluja duket se është ajo më dominantja, deri në atë pikë saqë artistët shpikin tonin e tyre personal. Por ndeshen edhe e verdha, e kuqja, e jeshilja, së bashku me të zezën e thellë dhe me më origjinalet, të argjendtën dhe të florinjtën.

Nga Van Gogh te Keith Haring, nga Caravaggio te Pollock, nga Munch te Warhol, do të “kapërcejmë” nga një pikturë te tjetra për të zbuluar ngjyrat më të favorizuara të artistëve të mëdhenj.

Vincent Van Gogh

Më shumë se e thjeshtë për ta kuptuar! Kur i hedh një shikim kryeveprave të tij, ngjyra e preferuar e Van Gogh ishte e verdha, si simbol i jetës, qetësisë dhe e diellit. E pëlqente aq shumë, saqë e bënte pjesë edhe të tablove të skenave të famshme të netëve.

Vassily Kandinsky

Lëvizjen ekspresioniste që ai themeloi në vitin 1911 e quajti “Kavalieri Blu”. Në pikturat e Kandinskit, nuk mungon asnjëherë toni i blusë, për të është ngjyra e përsosmërisë shpirtërore.

Jan Vermeer

Nuancat e çallmës së veshur nga vajza me një vëth me perlë, janë ngjyrat e preferuara të Vermeer, një blu si e nxjerrë nga gurët e çmuar të quajtur “lapislazzul”.

Marc Chagall

Bluja violetë që përfaqëson shumë piktura të Chagall, e përdorur për thellësinë dhe origjinën e saj të lidhur me kujtimet, ishte ngjyra më e pëlqyer nga ky piktor, i cili qe i pari që e përdori atë më shpesh.

Yves Klein

Ka gjithashtu edhe nga ata artistë që kanë patentuar një ngjyrë të tyren: në vitet ’50, Yves Klein shpiku ndërkombëtaren “Klein blu”, “blunë më perfekte ekspresioniste”. Tashmë ne e quajmë atë “blu saks”.

Edvard Munch

Ngjyra e preferuar nga Munch ishte me sa duket e gjelbra, sepse për të ajo “pasqyron ngjyrat e natyrës së përhershme dhe të përjetshme, të gjallë dhe të ngrohtë”; simbolikisht për artistin, jeshilja dhe e kuqja përbëjnë polarizim emocional, pozitiv dhe negativ në të njëjtën kohë.

Tiziano Vecellio

Edhe sot e kësaj dite flitet për të “kuqen tiziano”, për të treguar ngjyrën më të përdorur nga piktori i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, atë të kuqen në portokalli shumë të ngrohtë dhe ngjyrën e artë të cilën te pikturat e tij, e përdorte më së shumti te figura e femrës.

Keith Haring

E kuqja është një nga ngjyrat më të forta. Është si gjaku, “godet” sytë. Artisti i rrugës, më i njohuri i të gjitha kohërave, kur i duhej të përdorte ngjyrat e ndezura dhe plot jetë, më shumë nga të gjitha preferonte të kuqen, për energjinë që ajo mbart.

Caravaggio

Mjeshtri i të zezës është Caravaggio me tonet e tij të përdorura në mënyrë simbolike plot kontrast: figura që dalin nga errësira, dritat që ndezin natën dhe errësirën pa kufi, për të cilat sytë zhyten thellë.

Jackson Pollock

Ajo që dominon më së shumti në veprat e Pollock është e zeza: në pikturat e tij më të famshme e zeza mbizotëron ndaj ngjyrave të tjera, duke i dhënë veprave një ton dramatik.

Gustav Klimt

Shenjtëria, precizja, dekorimi, eleganca dhe shkëlqimi janë disa nga karakteristikat që përfaqësojnë kuadrot e piktorit të famshëm, Klimt, me përdorimin e të artës, pa të cilën ai nuk bënte asgjë.

Andy Warhol

E argjendta, ngjyra e “narcizmit”, ishte qartësisht e preferuara e Andy Warhol, që studion e tij artistike e transformoi në një “Silver Factory”, duke e veshur të gjithën me ngjyrë argjendi e duke e zbukuruar me objekte që i përkisnin po kësaj ngjyre.

Burimi: Fan Page

Leave a Reply

Your email address will not be published.