Kosova

Bashkësia Islame e Kosoves dënon përdhosjen e bustit të Skënderbeut

falja_bajramitKryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon aktin e përdhosjes së bustit të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, në Kaçanik.
Bashkësia Islame e Kosovës vlerëson se përdhosja, ofendimi, urrejtja e gjuha e kontaminuar janë të pa pranueshme për çdo shoqëri, e aq më tepër për shoqërinë tonë, që është ngritur duke kultivuar mirëkuptimin, tolerancën, respektin e mirëbesimin, sidomos në rrafshin fetar, po edhe në atë ndërnacional.

“Përdhosjen e figurës së Skënderbeut e konsiderojmë një akt të ulët dhe tentim për të përdhosur historinë dhe të kaluarën tonë të lavdishme. Aktet e tilla nuk kanë të bëjnë as gjë me fenë islame, me traditën tonë kombëtare dhe normat etike e qytetëruese, dhe si të tilla janë jo humane, antifetare, antiislame, të dëmshme të porositura nga mentorët që nuk ia duan të mirën popullit tonë”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

BIK-u vlerëson se populli ynë gjatë historisë me përkushtim ka ruajtur e çmuar figurat e shquar historike, të cilat janë vlera mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë.

“Tentimi i interpretimit të historisë mbi baza fetare është çështje e tejkaluar nga Rilindësit tonë të shquar. BIK mbet e përkushtuar në kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit, harmonisë e respektit si vlerat të kombit tonë e si mësime të fesë islame dhe feve të tjera të popullit tonë”, përfundohet në reagimin e BIK-ut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button