Home / Europa / Aksident hekurudhor në Gjermani, dy të vdekur dhe 20 të plagosur

Aksident hekurudhor në Gjermani, dy të vdekur dhe 20 të plagosur

Të paktën dy persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti hekurudhor, në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur në Ibbenbueren, në një kryqëzim të hekurudhës me një rrugë automobilistike.

Treni që vinte nga Osnabrueck është përplasur me një kamion që transportonte plehëra kimike, bëjnë të ditur zyrtarët.

Tre prej të plagosurve mendohet se janë në gjendje të rëndë. Shërbimet e emergjencës mbërritën në zonë, thotë policia. Ibbenbueren është në perëndim të Osnabrueck, në rajonin verior të Rine-Uesfalisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: