Kronika

Vrasja e Santos, forcat speciale kontrolle dhe postblloqe të shumta në Fushë-Kuqe

Policia ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion të gjerë në zonën përreth Fushë-Kuqes, aty ku humbën gjurmën autorët e dyshuar të vrasjes së bankierit Artan Santo 1 javë më parë. Forca të shumta RENEA, të ndihmuar nga policia e rendit dhe ajo rrugore kanë nisur krehjen e zonës përmes postblloqeve të shumta dhe kontrolleve nëpër të gjitha banesat e zonës me qëllim kontrolllin e disa banesave të dyshuara ku mund të gjendej ndonjë provë e mundshme që ta lidhte me krimin e Tiranës.

Artan Santo, biznesmen i njohur u ekzekutua 1 javë në parë në hyrje të bankës që ai drejtonte në zonën e ish-bllokut nga dy persona që mbanin skafandra dhe udhëtonin me një motor tip Suzuki. Pas ngjarjes autorët u ndoqën nga policia dhe i humbën gjurmët pikërisht në këtë zonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button