MaqedoniaRajoni

Zhvillimet në Maqedoni po përcillen nga të gjitha mediat botërore

Protesta në Shkup mblodhi mediat nga e gjitha bota që raportojnë në mënyrë direkte për protestën e opozitës para qeverisë. Të pranishme janë të gjitha televizionet ballkanike por edhe serviset botërore si BBC, Reuters,Asociated Press. Ekipi i Alsat intervistoi disa prej gazetarëve të huaj të cilët japin opinionet e tyre për zhvillimet në Maqedoni

“Për neve si shtet gjendja e Maqedonisë është mjaftë e rëndësishme. Ne që kur jemi anëtarësuar në BE kemi obligim moral që të ndihmojmë të gjitha shtetet e tjera të kësaj ane në rrugën drejtë integrimit në institucionin atlantik. Ndoshta për BBC-në,CNN-in kjo ngjarje mund të mos jetë top temë por për neve në Kroaci definivitisht është ngjarje kryesore. Ne jemi shumë të interesuar për gjendjen e sigurisë në rajon”, deklaroi Djeran Mishurac, HTV.

“Vij nga Neës 24 i Shqipërisë dhe shoqëroj grupin e televizionit shtetëror Italian. Jemi që prej dy ditësh këtu në Shkup, kemi ndjekur zhvillimet në Kumanovë. Kemi marrë dëshmi histori, kemi pare çfarë ka ndodhur atje por vetëm palën qytetare. Deri tani nuk kemi arritur që të sigurojmë deklarata nga përfaqësues të Qeverisë. Duhet të ishte në fakt një prononcim Gjithësesi sot po ndjekim protestën në qendrën e Shkupit. Kjo protestë në fakt pritej që të jetë e dhunshme nëse mund ta quaj kështu. Pala italiane ka marrë masa kujdesi sepse mund të ketë incidente por siç shohim gjithçka po shkon mirë. Në hotelin tone janë vendosur edhe shumë media të tjera të huaja. Po shohim një interes tejet të madh të mediave të huaja për të ndjekur këtë protestë”, tha Enrik Memeti, News 24 (Shqipëri)

“Kjo është hera e tretë që nga shkurti i këtij vitit që ne po vijmë këtu çdo herë që publikoheshin bombat. Kam përshtypjet se kjo krizë patjetër duhet të përfundojë. Por mendoj se as ne që raportojmë e as vetë qytetarët e Maqedonisë nuk e dimë se si mund të tejkalohet kjo gjë. Me dorëheqjen e kryeministrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, por gjithsesi mendoj se Maqedonia më nuk mund të vazhdojë kështu..Çdo krizë politike politikanët mund ta zgjidhin. Po të kishte dashur qeveria e Maqedonisë të prevenojë këtë gjë do ta kishte prevenuar”, tha Jovana Shtet, TV N1 Beograd.

“Ngjarjet që po ndodhin në Maqedoni janë më interes të veçantë edhe për publikun tonë në Bullgari. Rreth nesh kemi 4 tv nacionale të bullgarisë. Të gjithë po mbulojmë ngjarjen. Situata e njëjtë para një viti ishte edhe në Bullgari, populli donte të rrëzojë pushtetin dhe arriti qëllimin. Pas asaj populli i ri zgjodhi ata persona që i rrëzoi. Kjo që ndodh në Maqedoni është pak më mirë se ajo që ne e përjetuam në Maqedoni. Tani 5 ditë jam në Maqedoni. Paraprakisht ishim në Kumanove duke mbuluar zhvillimet, pamë se si ata jetojnë. Ishte një tmerr përjetimi i tyre. Ndoshta është e ashpër kjo që po e dëgjoni por Kumanova ishte një tmerr. Bullgaria nuk frikësohet se konflikti do të ngjitet por jemi larg vetëm 200 km por nuk do të thotë që nuk do ti ndjekim zhvillimet këtu”, theksoi Metodi Vlladimirov, TV7 Bullgari.

Gazetarët do të qëndrojnë për të përcjell edhe protestën e paralajmëruar nga Qeveria të hënën, por ka gjasë që të vazhdojnë të monitorojnë situatën edhe për disa ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button