Home / Moda / Tendenca verë 2014, me një hap me modën

Tendenca verë 2014, me një hap me modën

Te besh shopping do te thotë shume përgatitje, përndryshe do te merrnit produkte qe ne fund te fundit nuk do t’u bënin pune. Për te bere zgjedhjet e duhura nevojitet me pare te kuptoni se çfarë duhet te blini, sidomos kur shopping është fashion. Ne këtë rast, nevojitet te kuptoni cilët janë trendët e momentit, për te blere veshje qe janë mode këtë sezon.

E nisim menjëherë me veshjen, sepse çdo sezon veror ka must have te tij. Mes tyre këtë vit janë midiskirt, ose fundet me gjatësi te mesme, qe mbulojnë gjunjët dhe nxjerrin joshëse kaviljet. Janë ideale për çdo okazion, për tu veshur ne mëngjes dhe ne mbrëmje. Këshilla me e mire është ti zgjidhni me ngjyra ose me stampa, kështu mund ti kombinoni edhe me një t-shirt te thjeshte te bardhe. Mos lini t’u shpëtojnë edhe vijat ne stilin marinar/nautical, një evergreen i vërtet.

Një nder trendët aktuale për verën 2014 është me siguri dhe stili etnie shume e largët nga vendet tona. Zgjidhni, veshje qe përfaqësojnë vende afrikane dhe orientale. Këtë vere veç te tjerash, rregulli është: kurrë pa një crop top! Ju fal një pamje shume trendi.

Nuk kishin si te mungonin bikini. Nëse synoni për një model me një ngjyre, atëherë ju këshillojmë për roze shock apo për ngjyrën blu elektrike. Ne alternative zgjidhni stampat. Nëse modelet klasike nuk ju pëlqejnë me, atëherë synoni për një model bikini por ne stilin pin up.

Dhe tani i kthehemi aksesoreve. Cilët nuk duhet te humbasim? Me siguri një nder kthimet me te mëdha janë çantat qe hidhen ne te dy krahët, me te cilat mund te mbani një easy look për ditën. Ne këmbë kurrë pa një pale espardrillas, komode dhe te nevojshme, sidomos për një look gjate ditës. Sigurisht sandalet e larta nuk mund te mungojnë, kështu qe ju këshillojmë te synoni tek takat ortopedike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.