Maqedonia

Konferenca e tretë rregullatore ndërkombëtare

Në organizim të Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) prej sot deri më 20 maj në Shkup dhe Ohër do të mbahet Konferenca e tretë rregullatore ndërkombëtare.

Konferenca do të fillojë me takim zyrtar të përfaqësuesve nga trupat rregullator në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bullgari, Mal të Zi, Finlandë, Turqi, Kroaci, Rumani, Qipro, Moldavi, Mbretëria e Belgjikës dhe shtetet tjera të rajonit dhe të Evropës, me përfaqësues të Bashkimit ndërkombëtar për telekomunikime dhe përfaqësues të Bordit dhe drejtorëve të Trupit evropian të rregullatorëve për komunikime elektronike në Shkup, në hapësirat e AKE-së.

Për nesër është paraparë hapje zyrtare në të cilën, përveç Drejtorit të AKE-së, Robert Ordanovski do të marrin pjesë edhe nënkryetari i Bordit të drejtorëve të Trupit evropian të rregullatorëve për komunikime elektronike Goran Marbi, si dhe një përfaqësues i lartë nga Bashkimi ndërkombëtar për telekomunikime.

Do të bisedohet për shumë tema nga sfera e rregullimit të komunikimeve elektronike, si dhe me masat rregullatore dhe ndihmë që të inkurajohet zhvillimi i teknologjive të reja dhe shërbimeve të reja për të gjithë shfrytëzuesit e kësaj industrie.

Dita e tretë e konferencës, të mërkurën, do të përkushtohet në industrinë për komunikime elektronike. Janë planifikuar shumë prezantime për ardhmërinë e komunikimeve elektronike, operatorët për shërbime publike të komunikimeve elektronike – Telekomi i Maqedonisë, ONE, shërbimet telekomunikuese dhe VIP operatori. Do të prezantohen edhe teknologjitë e reja në këtë industri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button