Home / Europa / Protestë për shkak të arrestimit të separatistëve Baskë në Spanjë

Protestë për shkak të arrestimit të separatistëve Baskë në Spanjë

Disa qindra demonstrues u tubuan në qytetin Viktoria në zonën autonome spanjolle Baskia, duke pohuar se në radhët e tyre fshehin tre persona të cilët janë të akuzuar për anëtarësim në organizatën rinore që e mbështet organizatën separatiste baske, ETA.

Demonstruesit mbanin bluza ngjyrë portokalli në të cilat qëndronte fjala “liri”, ndërsa personat ishin të fshehur me paruke dhe maska. Disa me vete mbanin edhe thasë për fjetje, duke planifikuar që ta vazhdojnë tubimin edhe gjatë natës.

Paraprakisht disa mijëra demonstrues në qendrën e Viktorias protestuan për shkak të dënimit të shtatë personave të rinj në gjashtë vjet burgim për shkak të pjesëmarrjes në organizatën Segi. Katër prej tyre janë arrestuar pas shqiptimit të aktgjykimit. Procesi gjyqësoir filloi në muajin shtator të vitit të kaluar në Madrid kundër gjithsej 28 anëtarëve të Segi-t, të cilët ishin nën hetim për shkak të “anëtarësimit në organizatën terroriste”.

Segi ishte ndaluar në Spanjë në vitin 2002 dhe u vetëlëshua në qershor të vitit 2012 në pjesën franceze të Baskisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.