Home / Keshilla / Avokado, një në ditë zgjat jetën

Avokado, një në ditë zgjat jetën

Ekspertët më të mirë të ushqimit së fundmi kanë zbuluar se konsumimi i një avokadoje në ditë zgjat jetën. Arsyet i gjeni në artikullin e mëposhtëm.

Avokado është një super ushqim me mijëra përfitime: këtë e thonë ekspertët e fitnesit, dietologët, por edhe ata që adhurojnë apo janë amatorë të sportit të cilët këtë frutë e bëjnë pjesë në ditën e tyre. Avokado njihet për yndyrat e tij të “mira”, ose ato që organizmi ynë ka nevojë për t’i prodhuar në mënyrë që të ketë energji të mjaftueshme. Kjo frutë nuk lejon që në zonat më problematike të trupit të krijohet celuliti. Megjithatë, si për të gjithë gjërat, edhe me avokadon është mirë që të mos e ekzagjeroni; duhet të konsumoni një në ditë, sasi për të cilën të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord.

Përveç yndyrave të mira, kjo frutë jeshile delikate dhe kremoze përmban edhe vitamina, si E, B dhe K; ndër të tjera është shumë ushqyese, e cila ju jep ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë, duke ju mbajtur larg ushqimeve të dëmshme dhe të yndyrshme.

Për më tepër, ndryshe nga superushqimet e tjera – për shembull si spirulina, alga me shije shumë të fortë – avokado është shumë e lehtë për t’u përfshirë në recetat dhe pjatat e ndryshme, sidomos në ato të parat dhe te sallatat por ju mund ta konsumoni atë edhe në mëngjes, ai është perfekt për ta përhapur mbi një fetë bukë integrale e më pas të shijoni edhe një kafe. Studimet e fundit kanë treguar se, nëse avokado shtohet në sallatën me spinaq apo karota rrit përthithjen e karotenoideve nga kjo sallatë me 200-400%. Studimet kanë treguar se përqendrimi më i madh i karotenoideve tek avokado është poshtë lëkurës e për këtë arsye mos e hiqni lëkurën më shumë seç duhet. Në këtë rast këshillohet që lëkurën e avokados ta hiqni me dorë, sikur po qëroni një banane dhe jo duke përdorur thikën apo mjete të tjera.

Avokado është një ushqim me shumë vaj, ndaj bëni kujdes në mënyrën se si e përzieni me ushqime të tjera: zgjidhni uthullën balsamike, salcën e sojës dhe limonin dhe shmangni kripën (sidomos atë të tavolinës) dhe vajin e ullirit. Në rast se vajin e ullirit nuk mund ta përjashtoni, sigurohuni që të jetë ekstra i virgjër dhe mundësisht biologjik. Ndërsa për kripën, në vend të asaj të zakonshmes, zgjidhni atë me ngjyrë trëndafili (nga Himalaja) ose atë integrale prej deti.

Mbi të gjitha avokado është një aleat i shëndetit kardiovaskular. Në fakt, kjo mund të jetë kontradiktore me atë që mendojnë shumica e njerëzve se avokado ka shumë yndyrë dhe nuk ka se si të ndihmojë për shëndetin e zemrës. Por, studimet tregojnë pikërisht të kundërtën, pasi kjo frutë mund të ndihmojë për të ulur shumë rreziqe si dhe për të përmirësuar yndyrat në gjak. Shumica prej nesh e dinë që shëndeti i zemrës përmirësohet nga marrja e acidit oleic (që ndodhet tek avokado) dhe nga marrja e acideve yndyrore Omega-3 (që e gjejmë gjithashtu tek avokado në formën e acidit alpha-linolenic). Pra yndyrat që i gjejmë tek avokado janë të dobishme për zemrën, për shkak se rrisin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak (HDL). Avokado përmban sasi të mëdha të kaliumit, i cili ndihmon të ulet tensioni i gjakut. Vetëm gjysma e avokados përmban 487 miligramë kalium, çka është më shumë se një banane. Një nga to është edhe betakaroteni, i cili ndihmon regjenerimin e lëkurës dhe ushqen flokët. Luteina është ushqyes i rëndësishëm për shëndetin e syve, e cila ul rrezikun nga degjenerimi molekular, që është shkaku kryesor i verbërisë te personat më të vjetër se 60 vjeç.

Avokado

Avokado (Persea americana) është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore. Ajo klasifikohet në familjen e bimëve me lulëzim Lauraceae, së bashku me kanellën dhe dafinën. Emri “avokado” i referohet gjithashtu frutës që përmban njëfarë të madhe, e cila mund të ketë formë vezake ose sferike.

Këshilla për mënyrën e përdorimit

Përdorni një thikë për ta ndarë avokadon në dy pjesë, ndërsa bërthamën hiqjani me ndihmën e një luge apo me majën e thikës. Më pas ndajeni avokadon në katër pjesë, secila nga gjysmat ndahet në dy pjesë. Më pas hiqni lëvoren me dorë, si të jeni duke qëruar një banane, kjo bëhet për të ruajtur sasinë e karotenoideve pas lëkurës. Gjatë kontaktit me ajrin, tuli i avokados mund të nxihet dhe për ta shmangur këtë spërkateni me lëng limoni apo uthull.

Burimi: Cover Media

Leave a Reply

Your email address will not be published.