Keshilla

Simptomat e diabetit, një guidë e dobishme për t’i njohur

Një guidë e vlefshme për të rinj e të moshuar, ju njeh me simptomat e diabetit, në mënyrë që ta identifikoni sa më shpejt këtë sëmundje që shqetëson në ditët e sotme shumë njerëz në mbarë botën

Janë të shumtë njerëzit që nuk e dinë se janë me diabet. Nëse ju shfaqen shqetësimet e mëposhtme, është e rastit që t’i drejtoheni mjekut për të kontrolluar nivelet e glukozës në gjak. Le të shohim së bashku se cilat janë simptomat e diabetit te të rinjtë dhe të moshuarit.

Rritja e etjes dhe e urinimit

Në rastin e rritjes së nivelit të glukozës në gjak, veshkat kanë vështirësi në filtrim dhe kjo substancë përfundon e sekretuar në urinë. Kjo shkakton një rritje të frekuencës së urinimit me pasojë dehidratimin dhe dëshirën për të pirë ujë. Bëhet fjalë për një nga simptomat esenciale të diabetit.

Rritja e ndjenjës së urisë

Trupi ka nevojë për insulinë për të magazinuar glukozën në qeliza, thelbësore për të prodhuar energji. Kur kjo substancë mungon, ulet ATP ose energjia jetësore e organizmit dhe kjo përkthehet në rritje të urisë, si tentativë e trupit për marrjen e më shumë kalorive. Duhet të bëni kujdes se çfarë hani dhe se çfarë duhet të shmangni në rast se jeni me diabet.

Humbje e papritur e peshës

Te personat me diabet, veprimi i dëmtuar i magazinimit të glukozës, zvogëlon sasinë e kalorive që absorbohen nga qelizat. Kjo do të thotë përndryshe edhe një humbje e papritur e kileve. Është një nga simptomat e diabetit të tipit 2.

Dobësi dhe lodhje

Mes simptomave të diabetit janë edhe dobësia dhe lodhja, shqetësime që ndodhin për shkak të paaftësisë së trupit për të përdorur në mënyrën e duhur glukozën. Qelizat privohen nga energjia e nevojshme për të vepruar në mënyrë optimale dhe kjo shkakton lodhje.

Ndjesi shpimi si me gjilpërë dhe mpirje

Te gratë diabetike, por edhe te burrat vihet re një ndjesi si shpim gjilpërash dhe mpirje. Bëhet fjalë për neuropatinë diabetike ose një nga dëmtimet e nervave, shkaktuar nga rritja e konsiderueshme e glukozës në gjak. Në fakt, kur sasia e tij është e lartë, ndërhyn me sinjale të transmetuara në nerva. Kësaj i shtohet dobësimi i mureve të enëve të vogla të gjakut që reduktojnë rrjedhjen e gjakut, sidomos te gjymtyrët e poshtme të trupit.

Shërim i ngadaltë i plagëve

Mes simptomave më evidente të diabetit, është edhe ulja e shpejtësisë së shërimit të plagëve. Sipas studiuesve, kjo ndodh për shkak të dobësimit të disa receptorëve që rinjohin infeksionet.

Glukoza pengon funksionimin normal të sistemit imunitar, ngadalëson punën e qelizave të bardha të gjakut dhe për rrjedhojë, edhe procesin e shërimit të plagëve të ndryshme.

Shikim të paqartë

Një tjetër pjesë e trupit që e ndien nivelin e lartë të sheqerit në gjak janë sytë: në rastin e diabetit, në fakt shikimi mund të bëhet i turbullt.

Infeksione të vazhdueshme

Infeksionet e vazhdueshme janë një shenjë tjetër e diabetit. Kur nivelet e glukozës në gjak rriten dhe sistemi imunitar fillon të përgjigjet më me ngadalë, individët ekspozohen ndaj një rreziku më të madh për të marrë infeksione.

Lëkura e thatë

Trupi përbëhet nga 50-78% ujë. Me urinimin e shpeshtë dhe etjen e vazhdueshme, rritet edhe rreziku i dehidratimit dhe këtë proces më së shumti e ndien lëkura që bëhet e thatë dhe e plasaritur.

Nervozizëm

Përveç simptomave të mësipërme, individët me diabet përjetojnë një ndjesi të keqe të përgjithshme dhe veçanërisht nervozizëm. Kjo padyshim se është një nga pasojat e glicemisë së lartë.

Burimi: Nano Press

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button