Home / Kronika / Diplomohen 50 oficerë të Akademisë së Forcave të Armatosura

Diplomohen 50 oficerë të Akademisë së Forcave të Armatosura

 Është zhvilluar sot ceremonia e diplomimit të 50 oficerëve që përfunduan studimet në Kursin e Lartë të Oficerit dhe në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm pranë Akademisë së Forcave të Armatosura. Në ceremoni mori pjesë: ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura, si dhe të ftuar të tjerë.

Pas fjalës që mbajti komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, kolonel Agim Sula, të pranishmit i përshëndeti shefi i Shtabit të Përgjithsëshem, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili e vlerësoi këtë ceremoni si një ditë të veçantë në jetën e karrierën e të diplomuarve, por edhe si një ngjarje të shënuar për Akademinë e Forcave të Armatosura dhe për të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura.

Ministria e Mbrojtjes gjate ceremonise se diplimomit te 50 oficereve te FA-se

Ministria e Mbrojtjes gjate ceremonise se diplimomit te 50 oficereve te FA-se

“Kjo Akademi është vatra që përgatit kuadrot e niveleve të larta për FA, të cilët jo vetëm drejtojnë strukturat e saj në të gjitha nivelet e komandimit e të drejtimit, por edhe përmbushin me sukses detyrat e caktuara krahas ushtarakëve të Aleancës në operacinet ndërkombëtare të sigurisë e paqes. Kjo përbën edhe thelbin e tërë punës dhe njëkohësisht e vendos këtë institucion në ballë të përpjekjeve për reformimin e FA në përputhje me kërkesat dhe standardet që kërkon koha dhe mjedisi i sotëm i sigurisë”, ka theksuar gjenralmajor Bazo.

Më pas, ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo iu dhanë diploma disa prej oficerëve që përfunduan studimet në këto dy kurse të larta. Akademia e Forcave të Armatosura është  institucioni më i lartë i arsimimit ushtarak në vendin tonë, i cili për një periudhë 56 vjeçare ka luajtur dhe luan një rol parësor në përgatitjen dhe kualifikimin e ushtarakëve dhe civilëve të të gjitha niveleve të komandimit e të drejtimit në strukturat e FA.

 Ministria e Mbrojtjes gjate ceremonise se diplimomit te 50 oficereve te FA-se

Ministria e Mbrojtjes gjate ceremonise se diplimomit te 50 oficereve te FA-se

“Sot përfunduan Kursin e Lartë të Oficerit 18 akademistë, kurs i cili në sistemin tonë të arsimimit ushtarak përfaqëson nivelin më të lartë të programit në fushën operacionale dhe të sigurisë, ndërsa në sistemin e karrierës përfaqëson kursin e Kolonelit. Ndërsa 32 akademistë përfunduan Kursin e Komandës dhe të Shtabit të Përgjithshëm, kurs i cili përbën nivelin më të lartë të programeve të përgatitjes profesionale të ushtarakëve në fushat operacionale dhe në sistemin e karrierës përfaqëson kursin e Nënkolonelit”, theksoi ajo.

Të diplomuarit janë pjesëtarë nga të gjitha llojet e strukturave të FA, si dhe të Gardës së Republikës. Gjatë këtij viti akademik në AFA kanë kryer studime dhe kualifikime institucionale e funksionale të niveleve të ndryshme 502 vetë. Ky numër pasqyron dinamikën dhe kapacitetet me të cilat ky institucion i përgjigjet kërkesave aktuale dhe të perspektivës në FA.

IMG_1958

Leave a Reply

%d bloggers like this: