Home / Europa / Italia: Zgjerimi i BE-së prioritet strategjik

Italia: Zgjerimi i BE-së prioritet strategjik

BrukselZgjerimi i Bashkimit Evropian me shtete nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia janë mes prioriteteve strategjike të Italisë gjatë presidencës së radhës të Unionit, thuhet në dokumentin programor të Italisë, publikuar në Bruksel. ”Kandidatët dhe kandidatët e mundshëm duhet të nxiten që të vazhdojnë shtyrjen përpara të reformave të brendshme në përputhje me standardet e BE-së dhe në këmbim BE-ja duhet të demonstrojë në mënyrë të qartë angazhimin e saj për zgjerimin Unionit”, shkruhet në dokument. Italia mori presidencën e radhës të BE-së më 1 korrik dhe me programin e saj ajo e ka ngarkuar veten me thellimin e procesit të negocimit me Malin e Zi dhe Serbinë. Shqipëria, që fitoi statusin e vendit kandidat muajin e kaluar, pritet gjithashtu për të përparuar, së bashku me Maqedoninë, statusi i së cilës është bllokuar nga Greqia për vite me radhë mbi mosmarrëveshjen për emrin, ndërsa Bosnje-Hercegovina ka ende për të përmbushur kërkesat për t’u bërë një vend kandidat. Kur bëhet fjalë për Kosovën, Italia, si bartëse e presidencës së radhës të BE-së, ka ndërmend të nxisë përfundimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA). ”Në gjashtëmujorin e ardhshëm, Italia gjithashtu do të përpiqet për të rigjallur negociatat me Turqinë, që e kanë humbur vrullin kohët e fundit”, shtohet në dokument.

Leave a Reply

Your email address will not be published.