Home / Presidenciale / 238-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Nishani uron Obamën

238-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Nishani uron Obamën

 2901-Presidenti-i-Republikes-Bujar-Nishani-pret-sportistet-qe-do-te-marrin-pjese-ne-lojrat-olimpike-ne-Sochi-Rusi-Foto-Agim-Dobi-1-461x350Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, uroi sot nëpërmjet një mesazhi Presidentin amerikan Barack Obama me rastin e Festës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan përshëndetjet e sinqerta dhe urimet më të përzemërta!”, citohet mesazhi i Presidentit Nishani.
Nënvizoj me kënaqësi lidhjet e forta njerëzore dhe miqësore, të pasura dhe jashtëzakonisht dinamike, në të cilat bazohen marrëdhëniet mbi njëshekullore shqiptaro-amerikane, si edhe t’ju ripohoj angazhimin tim e të vendit tim për vazhdimësinë dhe pasurimin e mëtejshëm të tyre, thuhet në mesazh.
Më tej, Nishani shpreh në mesazh angazhimin se vendi ynë “do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në mbështetje të paqes e stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se do të jetë përkrah SHBA-së dhe aleatëve tanë, në Afganistan e kudo ku kërkohet përballja me sfidat e sigurisë dhe paqes, mbrojtjes së vlerave të lirisë e demokracisë”.
Ne vlerësojmë lart dhe mbetemi të përkushtuar në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e madhe amerikane në anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, thekson Nishani

Leave a Reply

Your email address will not be published.