Home / Europa / 50 të arrestuar pas një skandali tjetër për ndeshjet e trukuara

50 të arrestuar pas një skandali tjetër për ndeshjet e trukuara

Rreth 50 persona u arrestuan sot nga policia që zbuloi një skandal tjetër me ndjeshjet e trukuara në Itali, që këtë herë ka përfshirë sezonin në zhvillim të kategorive, njoftuan mediat italiane.

Sipas elementëve të parë, 30 klube të Lega Pro dhe Serisë D janë përfshirë në këtë skandal që mendohet të ketë lidhje me Ndranghetan, mafian kalabreze.

Sot, me urdhër të prokurorisë së Katanzaros dhe antimafias, një operacion i gjerë i quajtur “Dirty Soccer” nisi në orët e para të mëngjesit.

Presidentët, drejtuesot dhe lojtarët e këtyre ekipeve, me banim në dhjetë rajone italiane, u arrestuan.

Prej disa muajsh, prokuroria e Katanzaros kishte hapur një hetim për lidhje kriminale dhe mashtrim sportiv, në lidhje me një ndërmarrje mafioze. Ndërkohë që 80 persona janë përfshirë në hetimin e antimafias, që ka në bazë një familje mafioze kalabreze.

Të gjithë të arrestuarit akuzohen për mashtrim sportiv të kryer në bashkëpunim. Operacioni ka përfshirë kontrolle e ndalime në 10 rajone, si Lombardi, Veneto, Toskanë, Liguria, Emilia Romanja, Marke, Abruco, Kampania, Pulia dhe Kalabri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: