Home / Kuriozitete / Një shtëpi në jug të Italisë për…99 cent

Një shtëpi në jug të Italisë për…99 cent

Nëse dëgjoni se diku në bregdetin e Italisë shiten shtëpi për më pak se 1 euro, nuk ju kanë bërë veshët.

Pikërisht, kjo ndërtesë në jug të Sicilisë mund të bëhet prona juaj vetëm për 99 cent. Në fakt, kjo taktikë është pjesë e një projekti të autoriteteve italiane për të populluar disa fshatra që janë shumë pranë shkretimit, pasi të gjithë banorët e kanë braktisur zonën.

Megjithatë në këtë ofertë që gati-gati duket si një lotari, ekziston një kleçkë. Ndërtesat më pak se 1 euro kërkojnë një punë të madhe rikonstruktimi, ku minimalisht kushton 18 mijë euro. Por pamja e mrekullueshme që ofrohet përtej dritareve, gjysmë të rrënuara, të lë pa fjalë me gërshetimin e bregdetit shkëmbor dhe pyjeve me drurë të lartë.

Kryetari i Bashkisë së Sicilisë tha për “Daily Mail” se ekziston një frikë e madhe që në një të ardhme të afërt këto qytete do të kthehen në qytete ‘fantazma’.

Ndërsa në një zonë ngjitur gjen shtëpi edhe me 100 euro, të cilat janë në një gjendje pak më të mirë. Shtëpitë janë kryesisht të gjitha dy kate të larta dhe datojnë që në vitet 1800, kur ishin të ndërtuara për familjet fshatare të zonës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: