Home / Arte / Elhaida Dami kualifikohet per ne finalen e Eurovizion

Elhaida Dami kualifikohet per ne finalen e Eurovizion

Elhaida Dani çon Shqipërinë në finalen e Eurovizion. Performanca e këngëtares shqiptare Elhaida Dani në “Eurovizion 2015”, ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në natën finale.

Kënga e titulluar “I am alive”, ka marrë duartrokitjet e mijëra spektatorëve që gjendeshin në sallë, mes të cilëve edhe ato të mbështetësve shqiptarë që valëvitnin flamurin kuq e zi.

Elhaida Dani këndoi e 14-a në spektaklin që ka nisur prej orës 21:00. Këngëtarja shkodrane mbante kodin 14 dhe u votua nga mbarë shqiptarët që ndodhen jashtë trojeve tona, në mënyrë që t’i mundësohet kualifikimi në natën finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.