Europa

Banda britanike e të moshuarve, që vodhën 200 mln paund

Banda e goditjes së shekullit? Ishte grup gjyshërish. 9 të dyshuarit e prangosur për grabitjen spektakolare të Pashkëve në “Hatton Garden”, rruga e argjendarive në Londër, ishin të moshës nga 48 deri në 75 vjeç.

Vjedhja ishte e organizuar në mënyrë perfekte, ndaj nuk është çudi që “Scotland Yard”-i të vihej në kërkim të personave të konsideruar “ekspertë” të këtij lloj krimi. 70 kasetat e sigurisë në depozitat e sigurta të “Hatton Garden”-it, në fakt i kishte pastruar një bandë profesionistësh.

Objektet e grabitura kapnin vlerën e 200 milionë paundëve.

12 bastisje kreu skuadra e lëvizshme e “Metropolitan Police” në Londër dhe në zonën e Kentit, nga të cilat u arrit të rikuperohej një “sasi e rëndësishme objektesh me vlerë”. Të ndaluarit janë të gjithë shtetas të bardhë britanikë, tre nga cilët kanë moshat 67, 74 dhe 75 vjeç.

Dikush në rrjetet sociale komenton me ironi se “nisur nga mosha e tyre, them se do t’u jetë dashur e gjithë fundjava për të hapur vrimën në mur”.

Grabitja më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar konsiderohej ajo e depozitave të “Securitas” në vitin 2006 në Kent, kur u vodhën pothuajse 53 milionë paund të gjitha “cash”. 6 orë përpara saj, policia kishte ndaluar një vjedhje diamantesh në vlerën 350 milionë paundëve, çka do të kishte qenë grabitja më e madhe në të gjithë historinë e botës.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button