Ekonomia

Televizioni bullgar TV 7 për fshatin shqiptar Mandrica

MandricaTelevizioni bullgar “TV 7” dha dje paradite nje reportazh per fshatin Mandrica. Mandrica është një fshat  në Bullgari i banuar nga shqiptarë, ku të parët e tyre kanë emigruar nga Vithkuqi i Korçës aty rreth vitit 1636. Pavarësisht kohës së gjatë, disa shekuj, së shkëputjes nga vëndi i të parëve, ata janë përpjekur të ruajnë gjuhën dhe zakonet prej vëndit nga kanë ardhur. Një rol të rëndësishëm për të rujtuar këto vlera po luan edhe Shoqata për ringjalljen e Mandrices.

Që në fillim të emisionit në TV 7 u theksua se në Mandricë flitet një gjuhë e vjetër shqipe. Fshati ka qene i pasur dhe për këtë arsye banorët kanë ngritur shtëpi dykatëshe. U treguan disa shtëpi karakteristike. Aty sapo ishte ngritur hotel-restoranti “Bukur shtëpi”(keshtu eshte shkruar) me perkthim bullgarisht) i cili do të hapet ne fund te majit. Hotel-restoranti ishte projektuar shumë mire- i pergjigjet ploteshit pamjes se shtepive te ndertuara perpara. Pra, nje ndertese e bërë me shije!  Ne reportazh u tha se në Mandricë ka dy kisha!

Foli kryetari i bashkise  z. Hristo Peev. A tha se “shume mandricas që banojnë në vende të ndryshme të Bullgarisë kanë filluar të vizitojnë me shpesh Mandricën dhe meremetojne shtëpitë e tyre të ndërtuara nga gjyshërit”. Kryetari u shpreh se “pret të zhvillohet turizmi njëditor ose dyditor në fshat falë aktivitetit të Shoqatës për ringjalljen e Mandricës, kryesuar nga z. Ivajllo Petrov”. Në traditën e punës së tyre është rritja e krimbit të mëndafshit, kutivimi I duhanitm, artizanati dhe tregtia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button