Ekonomia

Në muajin prill rritet 40% importi i karburanteve

KarburanteImportet e karburanteve këtë vit po kalojnë nëpër oshilacione më rënie ngritje nga muaji në muaj. Gjatë muajit prill zhdoganimet e karburanteve arritën në 38 mijë tonë me një rritje gati 40 për qind në krahasim me muajin mars të këtij viti dhe 12 për qind më shumë se, prilli i vitit të kaluar. Burimet nga Shoqata e Hidrokarbureve thanë se, shkaqet i importeve më të larta janë rritja e konsumit dhe një aktivitet më i ulët i ARMO-s në përpunimin e naftës vendase.

Të njëjtat burime pohojnë se, rritja e konsumit është nxitur nga zgjedhjet lokale. Fluksi i udhëtimeve për shkak të fushatës është në rritje për rrjedhojë shitjet në pikat e pakicës janë rritur ndjeshëm. Aktorët e tregut presin rritje të mëtejshme gjatë muajit në vijim kur edhe fushata do të kulmojë.

Por, gjithashtu aktiviteti me hope i ARMO-s që përpunon naftën vendase për tregun ndikon në luhatjet e importit të naftës. Por sipas Shoqatës ndryshimi i zhdoganimeve të karburanteve nuk i cënon të ardhurat në buxhet pasi doganat e vjelin njësoj akcizën si për naftës e vendit ashtu edhe për atë të importit.

Një ditë më parë Ministria e Energjisë ka përmbyllur fazën e parë të kontrolleve dhe verifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit me shumicë të lëndëve hidrokarbureve. Ministri Gjiknuri ka firmosur kërkesën për revokimin e licencës së 23 kompanive të tregtimit me shumicë, të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore të kapaciteteve minimale dhe kushteve teknike. Mirëpo, edhe pas aksioneve mbetet i pasqaruar tregtimi i naftës vendase në pikat e pakicës e cila nuk i përmbush standardet që kërkon ligji shqiptar për pikën e flakërimit dhe të squfurit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button