Ekonomia

Menazhimi i thesarit sjell në Tiranë ekspertë nga 22 vënde

financaMinistria e Financave, në bashkëpunim me Bankën Botërore ka organizuar sot në Tiranë konferencën me temë: “Menaxhimi i likuiditetit dhe kontrolli i Thesarit” në kuadrin e axhendës së komunitetit operacional të Thesarit për menaxhimin e shpenzimeve publike nëpërmjet të mësuarit nga eksperienca e kolegëve: TCOP-PEMPAL (Treasury Community of Practice-Public Expenditure Management Peer-Assisted Learning network), e cila përfaqëson një përpjekje shumëpalëshe për të përmirësuar kapacitetet e brendshme në menaxhimin e shpenzimeve dhe shkëmbyer eksperiencat në reformat për modernizimin e financave publike në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe të Azisë Qendrore.

Sipas të dhënave, sistemi shqiptar ka bërë përmirësime të mëdha pozitive me anë të reformave për përmirësimin e menaxhimit të financave publike, që janë materializuar në VKM nr. 908, datë 17.12.2014, për miratimin e Strategjisë 2014-2020 të menaxhimit të financave publike. Strategjia është përshtatur për krijimin e një kuadri makro-fiskal të kujdesshëm, duke përmirësuar parashikimet makroekonomike, kontrollin e angazhimeve shumëvjeçare, përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave dhe rritjen e transparencës së raportimit financiar. Qëllimi i strategjisë është të vendosë një kontroll të brendshëm dhe praktikat më të mira të menaxhimit financiar, parandalimin dhe luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit në menaxhimin e fondeve.

Në këtë seminar marrin pjesë anëtarë të komunitetit të Thesarit (TCOP), që në këtë mbledhje plenare në Tiranë, do të shkëmbejnë përvojat në zhvillimin e praktikave të menaxhimit të parave, duke aplikuar elementet kyçe të kontrollit të thesarit. Takimi i Tiranës vjen në traditën e takimeve të TCOP.
Takimi do të bëjë një pasqyrë të sistemit të menaxhimit të financave publike (MFP) rolit dhe funksioneve të thesarit për të 22 vendet e ftuara në këtë event.

Sipas axhendës së seminarit folësit shqiptarë do të flasin për praktikat e tanishme në lidhje me menaxhimin e parave dhe kontrollet e thesarit. Dita e 1-rë do të përfundojë me diskutimet në grup në lidhje me përvojën e vendit pritës dhe rëndësinë e saj për vendet anëtare. Agjenda e ditës 2-të do të përfshijë një miks prezantish nga ekspertë dhe përfaqësues të vendeve anëtare TCOP mbi çështjet e përzgjedhura të menaxhimit të parasë. Të gjitha delegacionet e 22 vendeve pjesëmarrëse janë duke u fokusuar në çështjet ekzistuese në menaxhimin e parave dhe parashikimet. Dita e 3 do t’i kushtohet çështjeve të përzgjedhura të kontrolleve të thesarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button