Ekonomia

Forcimi i dollarit rriti borxhin public 90 milionë euro

euroForcimi i dollarit ka rritur borxhit publik të Shqipërisë me 12.7 miliardë lekë ose 90.7 milionë euro për vitin 2014. Burimet zyrtare në Ministrinë e Financave pohojnë se, dollari amerikan në tregun ndërkombëtar e vendas, u mbivlerësua me rreth 30% në krahasim me dhjetorin 2013, dhe në mënyrë automatike borxhi i emërtuar në USD u rrit në vlerë (rreth 10.4% e borxhit është në USD). Ministria e Financave sqaron se, nëse nuk do të ekzistonte borxhi i fshehur, atëherë edhe borxhi publik do të ishte në trajektore të ndryshme dhe do të arrinte në rreth 61.4 % të PBB-së që në vitin 2017. Të njëjtat burime sqarojnë se, madhësia e borxhit të shtuar në 2014, duke mos llogaritur shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, ishte rreth 58 miliardë lekë: 38.2 miliardë lekë është rritja nga deficiti, pa detyrimet e prapambetura. Rreth 12.7 miliardë është shtuar si pasojë e ndryshimeve të kursit të këmbimit.. Ndërsa janë lëshuar tri garanci të reja për sektorin energjetik gjatë 2014-ës me shumë rreth 6.7 mld lekë (për të evituar vështirësitë financiare të ndërmarrjeve të sektorit të energjisë). Siç shihet, vetëm këta tre faktorë përbëjnë rreth 57.6 miliardë lekë, sqaron Ministria e Financave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button