Home / Politika / Çregjistrimi i Pjetrajt, PS: Vendim i drejtë, kodi ka afate kohore

Çregjistrimi i Pjetrajt, PS: Vendim i drejtë, kodi ka afate kohore

Pas vendimit të KQZ-së për të çregjistruar kandidatin e PD-së për Bashkinë e Kurbinit, ka reaguar edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj.

Ky i fundit tha se bëhet fjalë për një vendim të drejtë, sepse ligji parashikon afate kohore që duhen respektuar.

“KQZ vendosi në mënyrë të drejtë, procesi nuk mund të jetë peng i askujt, – tha Gjonçaj. –  Ka pasur një kandidat zyrtar, ka përfunduar procesi i regjistrimit, nuk është ankuar askush. Ne ankimuam atë që kishim një interes të ligjshëm. Më pas PD-ja ka të drejtë të ankimojë.  Nuk mund të lëvizin këto dëshira apo mosdakordësi mes subjekteve politike, pasi kodi zgjedhor i ka parashikuar qartë afatet kohore”.

Gjonçaj më tej shtoi se “nuk ka qenë interesi ynë për të garuar vetëm me një kandidat në Kurbin. KZAZ-ja ka zbatuar vendime të paligjshme që ia gjeti KQZ-ja. Ligji është i qartë për të gjithë. Kjo është një çështje që do shkojë në Kolegjin Penal, kështu që kush ka kundërshtime, të vazhdojë animimin në organet e drejtësisë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: