Home / Keshilla / Ushqimet kancerogjene, lista e atyre që rrisin rrezikun për kancer

Ushqimet kancerogjene, lista e atyre që rrisin rrezikun për kancer

Është përsëritur shpesh se për të bërë një jetë të shëndetshme duhet të bëjmë kujdes me ushqyerjen. Është shumë e rëndësishme që të gjithë individët të njihen me ushqimet, të cilat përmbajnë substanca kancerogjene. Më poshtë i gjeni të renditura

Cilat janë ushqimet kancerogjene? Le të shohim së bashku listën e ushqimeve që rrisin rrezikun e kancerit. Shkencërisht është provuar se ushqyerja ndikon te rreziku i zhvillimit të një neoplazme. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, për të bërë zgjedhjet më të mira në dietën tonë. Ja se cilat janë atëherë ushqimet të cilat klasifikohen si kancerogjene:

  1. Yndyrat vegjetale

Yndyrat vegjetale përdoren shumë nga industria e ushqyerjes. Ato gjenden veçanërisht tek ëmbëlsirat. Pika jonë e referimit duhet të jetë etiketa e cila shoqëron ushqimet. Në veçanti duhet të shmangim produktet me vaj soje pjesërisht të hidrogjenizuar.

  1. Mishi i kuq

Janë të shumta provat shkencore, në bazë të të cilave mishi i kuq favorizon zhvillimin e tumoreve. Ja se pse nuk duhet ta ekzagjerojmë me konsumimin e këtij lloj mishi, për t’u ekspozuar më pak ndaj rrezikut të kancerit. Kjo është një nga pasojat më të mundshme që vjen prej tij.

  1. Mishi me nitrat natriumi

Te mishi gjithashtu është e mundur të gjendet një lloj substance kimike e quajtur nitrat natriumi. Ajo përdoret për të garantuar konservimin e gjatë tek ushqimet. Kjo substancë, megjithatë, sipas studimeve të realizuara në Amerikë, mund të favorizojë zhvillimin e leucemisë, kancerit në zorrën e trashë dhe atë në stomak.

  1. Ëmbëlsirat

Ëmbëlsirat mund të përmbajnë ngjyrues, që duhet të shmangen në mënyrë absolute. Bëhet fjalë për të gjitha ato substanca kimike që janë të përfshira në akronime që variojnë nga E100 në E199.

  1. Ëmbëlsira Zabaione

Zabaione është një ëmbëlsirë italiane e përgatitur me të verdhën e vezës, sheqer dhe verë të ëmbël. Veçanërisht ajo e gatshmja, përmban një sasi të lartë sheqeri. Ky i fundit mund të ndikojë mbi shëndetin tonë, duke favorizuar ato procese që në organizëm mund të zhvillojnë kancerin.

  1. Farina 00 (lloj mielli)

Farina 00 ka efektin për të rritur gliceminë, insulinën dhe faktorët favorizues të tyre. Janë pikërisht këto elemente që mund të shkaktojnë zhvillimin e tumoreve.

  1. Mishi i mbushur

Bëni kujdes me mishin e mbushur, sepse shpesh mund të përmbajë një lloj shtese të quajtur glutamat monosodik. Kjo substancë mund të çojë në vdekjen e qelizave nervore.

  1. Kubat e supave të konservuara

Kubat e supave të konservuara që përdoren për përgatitjen e supave të ndryshme përmbajnë glutamat. Disa studime kanë treguar se ekziston një lidhje mes këtyre dy substancave dhe zhvillimit të kancerit. Glutamati mund të degjenerojë indet dhe mund të favorizojë përhapjen e metastazës.

  1. Pije me sheqerna të rafinuar

Te pijet shpesh shtohen sheqerna, si fruktozë ose shurup misri. Këto sheqerna përdoren në sasi të mëdha, duke vënë në rrezik shëndetin tonë. Në veçanti fruktoza mund të bëjë më shumë keq.

  1. Sheqeri

Konsumimi i sheqerit në sasi të mëdha mund të çojë drejt një pasoje: rritjes së glicemisë. Në të njëjtën kohë, rrit edhe insulinën dhe kjo ndikon në faktorët e rritjes. E gjithë kjo mund të çojë në rrezikun e zhvillimit të tumoreve.

Burimi: Tanta Salute

Leave a Reply

Your email address will not be published.